U publikua raporti i përbashkët i revizionit kooperativë të suksesit

12.07.2023 - 10:30
Слика
Izvestaj kooperativna revizija

Grupi punues për revizionin e komunave (Task Force Municipality Audit) në kuadër të Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Revizionit (EUROSAI) publikoi raportin e parë të përbashkët nga revizioni i kryer kooperativë të suksesit me temën ,,Të ardhurat vetanake të komunave për sigurimin e shërbimeve cilësorë të qytetarëve gjatë kohës së pandemisë’’,  në të cilën me propozim të Sekretariatit të TFMA/EUROSAI, Enti Shtetëror i Revizionit e kishte rolin e koordinatorit kryesor.

Në revizionin kooperativë përveç institucionit tonë morën pjesë edhe gjashtë (6) ISR të tjerë dhe atë: Shqipërisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Turqisë dhe Sllovakisë. Me aktivitetet në revizionin kooperativë Institucionet Supreme të Revizionit kanë kryer vlerësimin e ndikimit të pandemisë të shkaktuar nga Kovid 19 në nivel lokal, duke ju përgjigjur pyetjes ,,Nëse të ardhurat vetanake të komunave janë të mjaftueshme të sigurojnë shërbime cilësorë për qytetarët në kushtet e pandemisë’’?    

Revizioni u fokusua drejt më shumë rreziqeve në fushat të cilat i referohen: vendosjes strukturore dhe funksionale të sistemit për menaxhimin me krizat të shkaktuara nga KOVID-19, financimi i komunave në kushte të pandemisë, shërbimet komunale drejt qytetarëve dhe planet në nivel lokal për rikuperimin e pas krizës.

Raporti i përbashkët është pasqyrë i gjithëpërfshirës i shtat revizioneve kombëtare, me analizat krahasuese së të dhënave dhe gjendjeve të konstatuara nga revizionet e kryera të secilës Institucion Suprem të Revizionit sipas fushës së lëndës, gjegjësisht çfarë masa dhe mekanizma komunat në shtetet tjera ballafaqohen me pasojat nga pandemia, duke i ndarë përvojat dhe praktikat e mira.

 Përmbajtja e raportit të përbashkët ju është në dispozicion në linkun e mëposhtëm: https://www.tfma.eu/files/files/Joint%20Report_Coop%20TFMA.pdf