Bashkëpunimi me organet kompetente

 


  • BASHKËPUNIMI ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
  • BASHKËPUNIMI ME QEVERIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
  • BASHKËPUNIMI ME MINISTRIN E FINANCËS
  • BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONET KOMPETENTE PËR TË NGRITUR PROCEDURË SIPAS RAPORTEVE TË REVIZORËVE
  • BASHKËPUNIMI ME TRUPAT E REVIZORËVE PËR REVIZIONET IPA
  • BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR

 

BASHKËPUNIMI ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Shfrytëzuesit themellor të rezultateve nga puna e ESHR-së janë Kuvendi i RMV-së, Qeveria e RMV-së dhe institucionet tjerë nga sektori publik. Në komunikim me shfrytlzuesit e rezultateve nga puna e vet, ESHR-ja ka për detyrë ti siguron informacionet në kohë. Komunikimi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është vlersuar veçanarishtë i rëndësishëm.

Kjo, ndërmjet tjerash, për shkak të vendosjesë së Entit Shtetëror të Revizionit sipas modelit vestministorë, Enti Shtetëror i Revizionit për punën e vet e njofton Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Misioni i ESHR-së, e definuar me Strategjinë për zhvillim të ESHR-së, është me kohë dhe në mënyrë objektive ta informojë Kuvendin, si dhe Qeverin, bartësit tjerë të funksioneve publike dhe opinionin për gjetjet e revizorit nga revizionet e realizuara. Gjithashtu, misioni i ESHR-së është të siguron mbështetjen e Kuvendit të RMV-së në përmbushjen e kompetencave të tij nëpërmjet identifikimit dhe prezantimit të parregullsive, rasteve të punës së kundërligjshme dhe rasteve të mundshme të korrupsionit dhe keqpërdorimit të funksionit. Bashkëpunimi ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit të RMV-së zhvillohet në kontinuitet në më shumë drejtime dhe realizohet nëpërmjet formave në vijim të caktuar me Ligjin për revizionin shtetëror:

  • ESHR-ja e dorëzonë programin vjetor për punë në Kuvend për informim;
  • ESHR-ja dorëzonë raportin vjetor të punës për shqyrtim në Kuvend, ndërsa Kuvendi miraton konkluzione për të;
  • ESHR-ja dorëzon raportet e përfunduara të revizorëve në Kuvend.

BASHKËPUNIMI ME QEVERIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Në pajtim me Ligjin e revizionit shtetëror, revizori kryesor shtetëror deri te Qeveria e RMV-së i dorëzon raportet e revizorëve të subjekteve të cilët Qeveria është organ kompotent për mbikqyrje.

Në Qeverin e Republikës së Maqedonisësë Veriut është formue trup i veqant kompotent për shqyrtimin e këtyre raporteve dhe propozimin e masave dhe aktiviteteve për zbatim të rekomandimeve të dhëna nga ana e revizorëve në raportet e revizorëve. 

Pikërishtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut themeloj komitetin Revizorësh si trup profesionist të përhershëm.

Në pajtim me Regullorën e punës të Qeverin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, komiteti i revizorëve veçanërishtë i shqyrton raportet e revizorëve për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ministritë dhe organet tjerë të kryesisë shtetërore, për buxhetet e fondeve, për ndërmarrjet publike të themeluar me ligjë dhe për institutet publike të themeluar nga Qeveria dhe raporteve të ministrive dhe organeve tjerë të kryesisë shtetëror për masat e ndërmarrë për  tejkalim të parregullsit e vërtetuar në raportet e revizorëve të Entit Shtetëror të Revizionit.

Me Regulloren për punën e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është e rregulluar që komiteti i Revizorëve i dorëzon raportet me shkrim Qeverisë, me mendime dhe propozime për masat e ndërmarra në lidhje me gjetjet në raportet e revizorëve, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Qeverisë  së Republikës së Maqedonisë së Veriu e njofton Entin Shtetëror të Revizionit për konkluzat e Qeverisë për masat e ndërmarra nga subjektet te të cilët është kryer revizion në lidhje me gjetjet në raportet e revizorëve. 

BASHKËPUNIMI ME MINISTRIN E FINANCAVE

Enti Shtetëror i Revizioit është i obliguar ta dorëzon secilin raport të revizorëve deri te Ministria e Fincave në të cilat konstatohet gjetje nga sfera e financave.

Enti Shtetëror i Revizionit dhe Ministria e Financave në kuadër të Protokollit për bashkëpunim të arritur me 20.10.2006, bashkëpunojnë në sferën e sistemit të kontrollit dhe menagjimit financiar, revizion të mbrendshëm në sektorin publik dhe revizionin shtetëror me qëllim kryerjes me sukses të funksionimit të tyre në forcimin e kontrollit dhe sistemit të menagjimit të mjeteve publike dhe sigurimin e nivelit të lartë në kompetencat e të dy institucionëve në kryerjen e revizionëve.

BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONET KOMPETENTE PËR NGRITJE TË PROCEDURËS SIPAS RAPORTEVE TË REVIZORËVE

Në pajtim me nenin 35 nga Ligji i revizionit shtetëror, në qoftë se revizori i autorizuar shtetëror gjatë revizionit vlerëson se subjekti i revizionit ka kryer kundërvajtje ose vepër penale është i obliguar menjëherë ti njofton organet kompetente. Organet kompetente për ngritje të procedurës sipas raporteve të revizorëve janë: Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionin, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshëm. Bashkëpunimi me këto organe rrjedhë në pajtim me autorizimet dhe detyrat e caktuar me Ligjin e revizionit shtetëror, Ligjin për parandalim të korrupsionit, Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, Ligjin për prokurorin publike, kodin zgjedhor dhe me tjera ligje dhe akte nënligjore. Në kuadër të bashkëpunimit me këto organe, ESHR-ja në vazhdimësi siguron:

dorëzimin e raporteve të revizorëve, informata dhe materiale për gjetjet që iniciojnë aktivitete nga kompetencat e Komisionit për parandalim të korrupsionit, Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Ministrisë së punëve të brendshëm dhe në të kundërt; përgjigje dhe dorëzim të informatave dhe materiale për revizionet e përfunduar sipas kërkesave të këtyre organeve, edhe sigurimin e informatave kthyese nga këto organe pas dorëzimit të informatave të mëparshëm, materiale dhe raporteve të revizorëve.     

Enti Shtetëror i Revizionit në mënyrë aktive bashkëpunon me të gjitha organet shtetërore kompetente në drejtim të parandalimit dhe zvogëlimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Nënshkrues është edhe i Protokollit për bashkëpunim për parandalim dhe shtypje të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, nënshkrua në vitin 25.12.2007, ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Avokatisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshëm, Entit Shtetëror të Revizionit, Drejtorisë Doganore, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria për parandalim të larjeve të parave dhe Enti Shtetëror për Punët e Gjeodezisë.

Gjithashtu, Enti Shtetëror i Revizionit ka marrë pjesë në përgatitjen e Programit Shtetëror për parandalim dhe zvogëlim të korrupsionit dhe Programin Shtetëror për parandalim dhe zvogëlim të shfaqjes së konfliktit të interesit me planin Aksionar për periudhën e viteve 2011 - 2015, ndërsa me përfaqësues të vet ka marrë pjesë edhe në punën e trupave ndër resurseve  për parandalim të korrupsionit. Enti Shtetëror i Revizionit ka marrë pjesë edhe në realizimin e Programit Kombëtar për miratim të së drejtës të Bashkimit Evropian nëpër aktiviteteve të caktuar në Kapitullin 3.23  Gjyqësorit dhe të drejtat themelorë, Sferës – politikës Kundër Korrupsionit dhe kapitulli 3.32 kontrollit financiar, sferës – së revizisë të jashtëm.

BASHKËPUNIMI ME TRUPAT E REVIZORËVE PËR REVIZIONET IPA

Gjatë tetorit të vitit 2011, Enti Shtetëror i Revizionit lidhi Memorandum për bashkëpunim me trupat e revizorëve për revizion të instrumentit për ndihmë paraaderuese.

Memorandumi e definon bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve nga aspekti i shkëmbimit të të dhënave, ndihmës profesionale, realizimin e trajnimeve të përbashkëta dhe tjera.  

 

BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR

Enti Shtetëror i Revizionit bashkëpunon me organizata ndërkombëtare të institucioneve supreme të revizionit dhe me institucionet supreme të revizionit të vendeve tjera në realizimin e revizionit shtetëror.

Ky bashkëpunim ka për qëllim:

Shkëmbimin e njohurive, përvojës, materialëve metodologjike, dokumenteve dhe informacioneve me tjera institucione supreme të revizionit, grupe punuese regjionale (EUROSAI dhe tjera), shoqata dhe organizata profesionale; harmonizimi i metodologjisë të punës në kuadër të standardeve ndërkombëtare të revizionit të pranuar; ndjekjen e praktikës bashkëkohor për zhvillim e profesionit të revizisë; informimin e aktiviteteve, rezultateve dhe efekteve të punës së ESHR-së në forumet ndërkombëtare dhe kontributin  për pamjen dhe ndërtimin e imazhit të ESHR-së tek ISR tjerë dhe te shoqatat e revizionit tjerë në Evropë dhe Botë.
ESHR-ja është anëtare organizatës Ndërkombëtare e institucioneve supreme të revizionit (INTOSAI) nga viti 2001 dhe i organizatës Evropiane të institucioneve supreme të revizionit (EUROSAI) nga viti 2002.

Përveç kësaj nga viti 2002, gjegjësisht nga viti 2005 ESHR-ja është anëtare edhe e grupit punues për mjedisin jetësor dhe të grupit punues për teknologji informatike të EUROSAI-të. 

Prej vitit 2005 ESHR-ja është anëtar aktiv i rrjetit të ISR-së të vendeve kandidat dhe kandidatët e mundshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Gjykatën Evropiane të revizorëve nga Luksemburgu. ESHR-ja bashkëpunon me Gjykatën Evropiane të revizorëve edhe ne bazë të programit për praktikant në Gjykatë e cila i ofrohet revizorëve të rinj nga ISR-të e vendeve kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. ESHR-ja mbanë dhe zhvillon bashkëpunim bilateral dhe multilateral me ISR-të tjerë, institucione dhe organizata ndërkombëtare me qëllim shkëmbimin e përvojës dhe njohurive të reja nga fusha e revizionit të sektorit publik. Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë realizuar, gjegjësisht janë në fazën e implementimit të më shumë projekteve.

Në periudhën prej 2003-2005 janë realizuar Projekte me Bankën Botërore për zhvillimi të ESHR-së, në kuadër të së cilës konsultatët e Bankës Botërore përgatitën material për trajnim dhe doracakë tjerë, udhëzime dhe drejtime me qëllim harmonizimin e mëtutjeshëm të punës së ESHR-së me standardet ndërkombëtare. Në kuadër të projektit u përgatit doracak për revizion të suksesit, program për ndarjen e përvojës dhe njohurisë dhe u zbatuan trajnime dhe organizuan udhëtime studiuese për të punësuarit në ESHR.

Në periudhën prej 2005-2008 Gjykata e Holandës për revizion ishte kyçur në tvining projektin të financuar përmes ndihmës për zhvillim bilateral të Holandës (ODA), me qëllim të sigurohet përmirësimi i praktikës dhe zbatimin e metodologjisë gjatë realizimit të revizionit në pajtim të përvojës dhe praktikës së mirë nga HSR në katër komponente: kornizës ligjore; ndërtimin e kapaciteteve administrativë dhe organizativë; përmirësimi i aftësive të revizorëve, si dhe TI dhe revizionit të TI-së.

Në kuadër të komponentit të dytë të tvining projektit, ndërsa me kërkesë të ESHR-së, në mars të vitit 2007 u realizua Peer Review nga ana e Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës Federale të Gjermanisë (Bundesrechnungshof). Peer Review-ju siguroj mendim profesional dhe pavarur për zhvillimin e arritur të ESHR-së dhe me këtë shfaqë arsye për vazhdimin e përpjekjeve të ESHR-së për të siguruar statusin modern, pavarur dhe efektiv të institucionit suprem të revizionit.

Shkëmbimi i praktikës së mirë me Gjykatën e Holandës të revizionit vazhdoj mëtutje në kuadër të projektit MATRA Para-qasjes, e cila filloi me implementim në fillim të vitit 2009 dhe zgjati deri në fund të 2010, me qëllim të fitimit të njohurive të rij dhe avancimin e punës së ESHR-së.Në vijim është implementimi i projektit të ri për bashkëpunim me Gjykatën e Holandës të revizionit, e cila filloj të realizohet në gjysmën e parë e vitit 2012. Projekti është i orientuar drejt vendosjes së marrëdhënie efektive dhe profesionale të qëndrueshme ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Projekti përmban më shumë aktivitete, ndër të tjerat përgatitja e doracakut me këshilla praktike për shfrytëzimin e raporteve të revizorëve të kushtuar për deputetët, organizimin e punëtorive për përcaktimin e zbatimit të ri bashkë me deputetët, si dhe prezantimin e praktikës së mirë  të institucioneve supreme të revizorëve (ISR) tjerë në lidhje të bashkëpunimit me Kuvendin.

ESHR-ja realizon bashkëpunim të rregullt edhe me SIGMA-në dhe Komisionin Evropian në kuadër të misioneve vlerësuese vjetor për funksionimin e kontrollit financiar në Republikën e Maqedonisë.