![Зајакнување на парламентарниот фискален надзор](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2023-04/naslovna_DSC_0802.jpg?itok=mwGwCRPv)
Nën organizimin e Institutit Demokratik Nacional (NDI), me datë 03.04.2023, përfaqësues nga Enti Shtetëror i Revizionit, anëtarët dhe zëvendës anëtarët nga komisioni i kuvendit për financim dhe buxhet dhe përfaqësues nga shërbimi i kuvendit (Zyra e buxhetit parlamentar dhe Instituti parlamentar) morrën pjesë në punëtorin me temë ,,Përforcimi i mbikëqyrjes fiskale parlamentare’’.
Punëtorinë me fjalim përshëndesë e hapën znj. Lidija Stojkov-Zafirovska, Drejtoresh e programeve të NDI, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, z. Bojan Stojanovski, Kryetar i komisionit për financim dhe buxhet dhe koordinator nga grupet parlamentare.
Në fjalim e vet hyrëse, znj. Lidija Stojkov-Zafrovska theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka në dispozicion një mori mekanizmash për kontroll mbi pushtetin ekzekutiv. Megjithatë, raportet përfundimtare të revizorëve të ESHR-së janë një burim unik të cilët nëse shfrytëzohen rregullisht mund të parandalojnë sisteme jokonsekunte dhe të zvogëlojë rreziqet e korrupsionit. Në të njëjtën kohë, theksoi se e gëzon gatishmëria e deputetëve të cilët shprehën gatishmëri për shqyrtimin esencial të raporteve të ESHR-së në mënyrë që të mund të ndikohet në shpenzimin racional të fondeve publike dhe të kthehet besimi i qytetarëve në institucione.
Kryervizori shtetëror mr. Maksim Acevski, duke prezantuar para përfaqësuesve të Kuvendit rezultatet e shkëlqyera të punës së Entit Shtetëror për Revizion, apostrofoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në pjesën e shqyrtimit dhe diskutimit të raporteve kyçe përfundimtare të revizorëve në Komisionin për financim dhe buxhet dhe trupat amë në Kuvendë. Gjithashtu, përkujtoj se Enti Shtetëror i Revizionit me vite prodhon raporte cilësore përfundimtare të revizionit në të cilat evidentohen gjendje kyçe dhe jep rekomandime përkatëse dhe këto janë mjeti më i fortë për vendosjen e mbikëqyrjes cilësore dhe për një mjedis efikas të kontrollit.
Prezantimi për planifikimin e revizioneve dhe akteve metodologjike dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit nëpërmjet implementimit të Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim patën znj. Cveta Ristovska, Ndihmëse e Kryerevizorit shtetëror dhe znj. Maja Jovanovska Cvetkovski, Udhëheqëse e revizionit në Entin Shtetëror të Revizionit, të cilat nxitën diskutim produktiv dhe cilësor nga pjesëmarrësit e punëtorisë.