ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediumet -
Shkup, 11.01.2023
Reforma në gjyqësor e realizuar me 20% të mjeteve të planifikuara buxhetore
Në kuadër të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga mjetet e planifikuara në shumë totale prej 366 milion denarë për financimin e 15 masave, deri me 31.12.2021, janë realizuar rreth 74 milion denarë, gjegjësisht 20%.
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temën ,,Efektiviteti i zbatimit të Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit 2017 – 2022 dhe zbatimit të Plan Veprimit të Strategjisë’’ në pajtim me Programin Vjetor të ESHR-së për vitin 2022.
Qëllimi i revizionit të kryer ishte dhënia e përgjigjes: Masat dhe aktivitet e përcaktuara në Planin e Veprimin,a kontribuojnë për realizimin e qëllimeve nga Strategjia për reforma në sektorin e gjyqësorit 2017 – 2022?
Strategjia për reforma në sektorin gjyqësor 2017-2022 është bazë për vazhdimin e reformave në sektorin e ddrejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të plotësimit të rekomandimeve të dhëna në Raportet për progres të vendit nga Komisioni Evropian, kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale në rrugën e procesit të integrimit evropian.
Me revizionin është konstatuar se prej 130 masave të përmbledhura në Strategjinë dhe Planin e Veprimit, vetëm 52% janë realizuar plotësisht, 34% pjesërisht dhe 14% janë të parealizuara.
Gjendja e tillë vjen si pasoj e përcaktimit joadekuat të masave për realizimin e qëllimeve, mungesa e indikatorëve të qartë dhe të matshëm, afatet joreale, vlersimi i burimeve të mjeteve financiare, koordinim i pamjaftueshëm i institucioneve/trupave kompetente bartës të masave dhe aktiviteteve.
Me përgatitjen dhe miratimin e Strategjisë me Planin e Veprimin për periudhën 2017-2022, janë paraparë implikime fiskale nga Buxheti i RMV-së për periudhën 2018-2021, si dhe mjetet e planifikuara nga IPA dhe ndihma të tjera të huaja.
Nga revizioni i kryer dhe analiza e të dhënave nga MD, MF-FQML dhe KBGJ, në kuadër të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga mjetet e planifikuara në shumë totale prej 366 milion denarë për financimin e 15 masave, deri më 31.12.2021, gjithsej janë realizuar rreth 74 milion denarë, gjegjësisht 20%.
Shkalla e ulët e realizimit të mjeteve të planifikuara është për shkak të mos realizimit të mjeteve të parapara për masën 2.2.8-2-Ndërtimi i kushteve të reja hapësinora, që paraqet 40% të mjeteve të parapara, si dhe mos shfrytëzimi në tërësi të mjeteve të parapara me masën 4.1.3.5-1 – Prokuroria Publike e RMV-së për ndarje dhe rregullim të hapësirës së PP nga gjykatat, ku janë planifikuar më shumë mjete nga të nevojshmet për 15%.
Në bazë të monitorimit dhe raportimit për zbatimin e aktiviteteve për plotësimin e qëllimeve nga Strategjia, revizorët konstatuan mangësi në funksionimin e trupin kompetent Këshilli për monitorimin e implementimit të Strategjisë, si dhe në funksionimin e tij pa Metodologji të përcaktuar për monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve nga aktivitete dhe masat e zbatuara, me qëllim vlerësimin e shkallës së matjes së qëllimeve të arritura dhe të realizuara.
Me revizionin e zbatuar është arritur bindje e arsyeshme se masat dhe aktivitetet e përkufizuara në Planin e Veprimit pjesërisht kontribuojnë për realizimin e qëllimeve të Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit për periudhën 2017-2022.
Kontaktet për shtyp:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486
Martin Duvnjak +389 75 268 517