![Даноци за животна средина](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-12/1_Naslovna_Zivotna_sredina_850X425_photoshop.jpg?itok=FnlCCeLw)
ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
-Njoftim për mediumet-
Shkup, 13.12.2022
A janë politikat e qeverisë efektive për avancimin e cilësisë së mjedisit jetësor
Masat dhe aktivitetet të cilat i ndërmarrin institucionet kompetente nuk janë të mjaftueshme për avancimin e cilësisë së mjedisit jetësor dhe shfrytëzimin racional të pasurive natyrore
Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e suksesit me temë “Tatimet për mjedisin jetësor në funksion të zbatimit efektiv të politikave për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, në pajtim me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2022.
Përfshirja dhe dëshmitë të cilët janë siguruar nga zbatimi i teknikave dhe metodologjisë së revizionit, ofrojnë bazën që revizorët ta shprehin konkluzionin si në vijim:
Është fituar bindje e arsyeshme, se korniza strategjike dhe normative, pajtueshmëria e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së për mjedisin jetësor, futja e parimit "ndotësi paguan", futja e kompensimeve për mjedisin jetësor dhe depozitimet e investimeve në fusha të veçanta sigurojnë përparim të caktuar në lidhje me zbatimin e politikave, por ai është i pamjaftueshëm për avancimin e cilësisë së mjedisit jetësor dhe shfrytëzimin racional të pasurive natyrore.
Në pajtim me statistikën e vendosur, tatimet për mjedisin jetësor klasifikohen në katër kategori, si në vijim: tatimet për ndotjen, tatimet për shfrytëzimin e burimeve, tatimet energjetike dhe tatimet e transportit.
Nga totali i tatimeve për mjedisin jetësor, me revizion janë përfshirë: tatimet për ndotjen dhe tatimet për shfrytëzimin e burimeve, si dhe një pjesë e tatimeve të transportit për mjedisin jetësor, të cilat për periudhën e përfshirë me revizion prej vitit 2019 deri në vitin 2021 janë 838.142 mijë denarë.
Revizorët konstatuan mungesë të qasjes së integruar në zgjidhjen e problemeve me mjedisin jetësor në nivel nacional dhe lokal, ndërsa administrimi i kompensimeve për mjedisin jetësor nga më shumë institucione nuk mundëson kontroll nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), kompetent për zbatimin e politikës se mjedisit jetësor.
Me revizionin është konstatuar se nuk respektohet parimi “ndotësi paguan” gjatë përcaktimit të lartësisë së kompensimeve. Subjektet kompetente nuk e llogaritin pjesën variabile të kompensimit për lëshimin e ujërave, janë përcaktuar shumat fikse të kompensimeve për menaxhimin e hedhurinave, kompensimet për mbajtjen e lejes integruese ekologjike nuk lëvizin në kornizat e përcaktuara me ligj sipas pikave të emisionit, ndërsa komunat nuk kanë qasje të barabartë gjatë përcaktimit të bazës për llogaritjen e kompensimeve të shërbimeve për grumbullimin, transportimin dhe deponimin e hedhurinave komunale.
Në raportin e revizorit theksohet se, mungon sistemi unik i informacioneve i cili do t’i përmbajë informacionet dhe të dhënat nga të gjitha institucionet e përfshira në procesin e llogaritjes dhe arkëtimit të kompensimeve, koordinimin dhe komunikimin e rregullt institucional për shkëmbimin e të dhënave, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) nuk ka kompetenca ligjore për sanksionimin e tatimpaguesve të cilët nuk e kanë paguar kompensimin, që nuk mundëson administrim efektiv të të hyrave nga kompensimet e mjedisit jetësor.
Për periudhën nga viti 2020 deri në ditën e kryerjes së revizionit, në Buxhetin e RMV-së nuk janë realizuar të hyrat në bazë të kompensimeve për shfrytëzimin dhe lëshimin e ujërave në vlerë prej 101.616 mijë denarë, për të cilat janë lidhur marrëveshjet, ndërsa përqindja e ujit pa të ardhura në nivel të shtetit prej 60,46% është dukshëm më e lartë se vendet e BE-së (30%).
Për shkak të vendimeve të palëshuara / të lëshuara jo në kohë për pagesën e kompensimit për posedimin e lejes A-integruese, padi jo në kohë dhe jo i plotë, përfundimisht më 31.12.2021, janë realizuar më pak të hyra edhe në buxhetin e MMJPH-së, gjegjësisht, kërkesa të papaguara prej 9.453 mijë denarë, ndërsa janë fshirë 30.273 mijë denarë.
Struktura e moshës së kërkesave
Vetëm 37% nga komunat realizojnë të hyra në bazë të kompensimeve për menaxhimin e hedhurinave komunale, mjete të cilat duhet të përdoren për realizimin e planeve dhe qëllimeve rajonale për menaxhimin e kësaj fushe.
Laboratoria qendrore për mjedisin jetësor nuk është akredituar plotësisht, dhe për shkak të mos vendosjes së bashkëpunimit me MMJPH-në, ISHMJ-ja përdor shërbime nga laboratorët privatë të akredituarë, të cilët në të njëjtën kohë kryejnë matjet dhe përgatisin elaborate të ndotësve.
Nuk mund të sigurohet treguesi për shkallën e shfrytëzimit të mjeteve nga kompensimet e mjedisit jetësor në lidhje me financimin e aktiviteteve në fushën e mjedisit jetësor.
Në periudhën 2019-2021, programet për investimin në mjedisin jetësor kanë realizim prej 62,7%, dhe për shkak të mos ndërmarrjes së masave nga palët kontraktues janë ndërprerë marrëveshjet për realizimin e projekteve nga Programi për menaxhimin e ujërave në shuma prej 6.520 mijë denarë.
Mjetet nga buxheti i MMJPH-së nuk janë të mjaftueshme për financimin e aktiviteteve në fushën e ajrit dhe mbrojtjes së natyrës, ndërsa në nivel lokal, mjetet e planifikuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor nuk sigurojnë realizimin e dokumenteve të planit dhe zbatimin e aktiviteteve në zonat prioritare dhe aglomerimet.
Investimet në mjedisin jetësor (në 000 denarë)
Për shkak të mungesës së qasjes integruese në mënyrën e shpërndarjes dhe shfrytëzimit të kompensimeve për mjedisin jetësor, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, investimet dhe shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor marrin pjesë në mënyrë të parëndësishme në BPV me 0,6% për vitin 2020.
Qëllimi i revizionit të kryer është t'i përgjigjet pyetjes: "Nëse tatimet për mjedisin jetësor kontribuojnë për avancimin e cilësisë së mjedisit jetësor dhe shfrytëzimin racional të pasurive natyrore?"
Revizioni është kryer si pilot-revizion në kuadër të tvining projektit me Institucionet Supreme të Revizionit të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kroacisë, projekt i cili është financuar me mjetet e Bashkimit Evropian.
Kontaktet për shtyp:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 albiona.mustafa@dzr.gov.mk
Mijallçe Durgutov +389 70 358 486 mijalce.durgutov@dzr.gov.mk
Martin Duvnjak +389 75 268 517 martin.duvnjak@dzr.gov.mk