![Студиска посета за родово одговорно управување и буџетирање](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-10/1_naslovna_viber_image_2022-10-19_20-37-23-002.jpg?itok=LT8Z_siT)
Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve për implementimin e Programit Rajonal të Ballkanit Perëndimor në të cilin marrin pjesë Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë “Financimi transformues për barazi gjinore drejt qeverisjes më transparente, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënies në Ballkanin Perëndimor” (2020-2024), me ftesë të UN Women, Kryerevizori Shtetëror mr. Maksim Acevski së bashku me bashkëpunëtorët e tij, morën pjesë në një vizitë studimore në Stokholm, Suedi, nga 17 tetori deri më 19 tetor 2022.
Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte të forcojë kapacitetet e ISR-ve për të përfshirë perspektivën gjinore në revizionet e suksesit të cilat duhet të krijojnë vlerë të shtuar për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në pikëpamje të detyrimeve për barazi gjinore.
Gjatë vizitës studimore, përfaqësuesit e ISR-ve u njoftuan me përvojat dhe praktikat e mira të institucioneve kyçe në Suedi, të përfaqësuar nga Zyra Kombëtare e Revizionit të Suedisë dhe ministritë kompetente përkatëse si Ministria e Financave, Ministria e Punësimit dhe Barazisë Gjinore dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Përfaqësuesit e ISR-ve realizuan takim edhe me përfaqësues nga Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar SIDA, të cilët i prezantuan politikat ndërkombëtare të zhvillimit për të promovuar perspektivën gjinore.
Konkluzionet e vizitës studimore janë të orientuara drejt intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve supreme të revizionit në rajon, me qëllim shkëmbimin e përvojave, këshillave dhe mësimeve të mësuara. Është e nevojshme të gjenden modele që mund të frymëzojnë dhe promovojnë qasje dhe nisma të reja në zbatimin e revizionit paralel rajonal gjinor në vitin 2023.