![Обука за вработените за ИДЕА софтвер](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-10/naslovna_311320462_500871125230458_6695844666323217208_n.jpg?itok=cxjHjluS)
Në periudhën 12-14 tetor, 30 revizorë të Entit Shtetëror të Revizionit morën pjesë në trajnimin treditorë për përdorimin e IDEA softuer, si aktivitet në kuadër të tvining projektit ‘’Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare’’.
Trajnimin e zbatuan z. Hoze Manuel de la Roka Bonila dhe Miguel Garsija-Vilamil Karmona të punësuar në Institucionin Suprem të Revizionit të Spanjës, edukatorë të autorizuar për softuerin IDEA-n, të cilët përfshinë disa tema, fusha, funksione dhe përfitime të përdorimit të softuerit IDEA në aktivitetet e revizionit të përditshëm gjatë zbatimit të revizionit shtetëror.
IDEA softueri ka për qëllim që të mundëson më lehtë mënyrën e leximit, shfaqjes dhe analizimit të të dhënave, zgjedhjen e ekzemplarit për testim në revizion nga thuajse secili burim i të dhënave dhe pastaj ti identifikoi trendët dhe në të njëjtë kohë jep mundësi të zbulohen mashtrimet.
Qëllimi i trajnimit të zbatuar është t’i mundësohet revizorëve shtetëror nëpërmjet instruksioneve praktike të përfitojnë njohuri në zbatimin e metodologjisë për analizë të të dhënave dhe zgjedhjen e ekzemplarit, si dhe të identifikojnë simptoma të zakonshme të keqpërdorimit dhe korrupsionit të mundshëm edhe gjatë përdorimit të më shumë baza të të dhënave.