Thellim i bashkëpunimit me Entin Nacional të Revizionit

13.10.2022 - 12:00
Слика
Продлабочување на соработката со Националниот завод за ревизија

Institucionet Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë realizuan misionin e tyre për të qenë shembulli i parë dhe jashtëzakonisht i suksesshëm për të gjitha institucionet e tjera se si mund të arrihet bashkëpunim i frytshëm përmes shkëmbimit të përvojës dhe njohurive profesionale.  

Ky është përfundimi nga takimi i mbajtur në Sofje, në të cilin delegacionet e dy ISR-ve të kryesuara nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Kryetari i Entit Nacional të Revizionit z. Cvetan Cvetkov biseduan për rezultatet e arritura dhe aktivitetet e zbatuara me sukses në kuadër të tvining projektit.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Sh.S. Agnesa Rusi Popovska dhe Vanja Andreeva-Mallakova - drejtoreshë e Drejtorisë së "Evropës Juglindore" në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Kryerevizorët shtetëror z. Maksim Acevski dhe z. Cvetan Cvetkov shprehën kënaqësitë nga rezultatet e arritura në kuadër të tvining projektit “Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare”, duke theksuar se suksesi i arritur është rezultat i çiltërsisë, ndershmërisë dhe sinqeritetit maksimal të kolegëve të dy ISR-ve në shkëmbimin e njohurive dhe sfidat në punën e përditshme. Në të gjitha 4 komponentet e projekti janë arritur rezultate të suksesshme dhe produkte të reja, veçanërisht në korrnizën ligjore, metodologjinë, aktivitetit të revizionit, bashkëpunimit me kuvendin dhe komunikimit me palët e interesuara.

Kryetitullarët e institucioneve të revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim si vazhdimësi e natyrshme e arritjes dhe reflektim i bashkëpunimit shumëvjeçare ndërmjet dy ISR-ve. Format kryesore të bashkëpunimit do të jenë shkëmbimi i përvojave, organizimi i aktiviteteve për çështje me interes të ndërsjellë, duke përfshirë konsultime, seminare, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për problemet dhe sfidat kryesore në kryerjen e revizionit shtetëror, ndërsa është planifikuar të zbatohen edhe revizione paralele, të koordinuara dhe të përbashkëta.

Përfaqësuesit e dy institucioneve realizuan takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë z. Gallab Donev, të cilin u njoh me qëllimet kryesore të projektit, rezultatet e arritura, si dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy ISR-ve në kuadër të marrëveshjes tashmë të nënshkruar.