Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë,është duke u zbatuar revizionit paralel me temën "Zhvillimi i barabartë rajonal me theks të veçantë të demografisë" i cili është aktual dhe veçanërisht i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë.
Takimi i parë i punës i anëtarëve të ekipeve të revizorëve nga të dy institucionet u mbajt më 16 qershor në Nish të Republikës së Serbisë, në të cilin u shkëmbyen informacione për aktivitetet e zbatuara në fazën e planifikimit të revizionit. Revizorët biseduan për gjendjet dhe rregullimin normativ në menaxhimin me zhvillimin e barabartë rajonal në të dy vendet, kryesisht në pjesën e:
- Planifikimit të politikave dhe përcaktimi i qëllimeve prioritare,
- burimet dhe mënyra e financimit,
- kapacitetet administrative dhe teknike të institucioneve kompetente,
- sistemi për koordinim në planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikës për zhvillim të bararabrtë rajonal,
- transparencën dhe llogaridhënien në procesin e menaxhimit dhe
- ndikimi i aktiviteteve në gjendjet demografike në të dy vendet.
Pjesëmarrësit në takimin e punës biseduan dhe i përkufizuan aktivitetet e ardhshme për zbatimin e revizionit paralel.