
Enti Shtetëror i Revizionit organizoi me sukses takimin e dytë të punës online, si koordinator i revizionit kooperativ të suksesit me temë ,,Të ardhurat vetanake të komunave për sigurimin e shërbimeve cilësore të qytetarëve gjatë kohës së pandemisë'' e cila u zbatua ndërmjet vendeve anëtare të Grupit Punues për revizion të njësive të vetqeverisjes lokale të Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Revizionit - TFMA/EUROSAI.
Fokusi i këtij takimi të punës, në të cilën morrën pjesë përfaqësues të ESHR-së dhe të institucioneve supreme të revizionit të Shqipërisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Turqisë dhe Sllovakisë, ishte prezantimi i rezultateve nga faza e planifikimit, si dhe diskutimi për rrjedhën e procesit të revizionit, kornizës së përbashkët për revizionin dhe marrjen e hapave në vijim.
Në këtë punëtori me fjalim u prezantua edhe profesor Borçe Trenovski, ekspert në fushën e ekonomisë dhe politikën ekonomike, i cili dha një vështrim të gjendjes dhe sfidave me të cilat përballen njësitë e vetëqeverisjes lokale me pasojat e shkaktuara nga pandemia e korona virusit KOVID 19.
Ekipet e revizorëve të cilët e kryejnë revizionin, i theksuan rezultatet nga hulumtimet e kryera paraprake, duke theksuar se me revizionin pritet të jepen përgjigje pyetjeve si vijojnë:
- A lejon pozicionimi institucional dhe funksional i CMS (sistemi i menaxhimit të krizave) që komunat të ndërmarrin veprim të shpejtë dhe të përshtatshëm gjatë kohës së pandemisë?
- A kanë ndërmarrë komunat veprimet e duhura për të siguruar stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë gjatë një pandemie?
- A kanë siguruar masat e ndërmarra nga komunat gjatë pandemisë ofrim në kohë dhe cilësor të shërbimeve për qytetarët?
- A ndikojnë masat e marra nga autoritetet lokale për rimëkëmbjen pas krizës në përmirësimin e zhvillimit socio-ekonomik të tyre?
Përfundimet e këtij takimi të punës ishin në drejtim të zbatimit të fazave të mëtejshme të procesit të revizionit, gjegjësisht fazat e ekzekutimit dhe raportimit, përcaktimin e kornizës së përbashkët për revizionin dhe indikatorët, si dhe përcaktimin e kornizës kohore për përgatitjen e raportit të përbashkët të revizionit.