![Мотив од средбата](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-04/1_Naslovna_BIH_850X398_PHOTOSHOP.jpg?itok=gtX4ijQZ)
Në kuadër të bashkëpunimit të Sekretariatit për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Këshillin Britanik, një delegacion i nëpunësve shtetëror nga Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët janë pjesë e projektit "Profesionistët e rinj" të financuar nga Bashkimi Evropian, më 1 Prill 2022, realizuan takim pune në Entin Shtetëror të Revizionit.
Qëllimi i vizitës ishte ndarja dhe shkëmbimi i përvojave të ESHR-së me temë: “Konflikti i interesit dhe trajtimi diskriminues si pjesë e problemit në integritetin e prokurimit publik”.
Kryerevizoi shtetëror mr. Maksim Acevski dhe bashkëpunëtorët e tij, diskutuan dhe ndanë përvoja dhe njohuri me delegacionin e Bosnjës dhe Hercegovinës për punën dhe sfidat me të cilat përballen punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit gjatë kryerjes së revizionit, llojet e revizionit shtetëror, dobësit dhe parregullsi e zbuluara gjatë planifikimin, zbatimin dhe realizimit të prokurimit publik.
Në takim u diskutua edhe për përgatitjen e një dokumenti/studimi me rekomandime për zhvillimin e një mekanizmi në fushën e prokurimit publik nga ana e nëpunësve shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës.