![Претставниците од Државниот завод за ревизија и Канцеларијата на главниот ревизор на Кралството Норвешка](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-03/naslovna_DSC_0850.jpg?itok=XIjNdlSJ)
Bashkëpunimi i suksesshëm bilateral i deritanishëm ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqet nxitje për një iniciativë të re të përfaqësuesve të ISR-së së Norvegjisë për të realizuar vizitë pune në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit.
Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i kryesuar nga kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, patën rastin të diskutojnë dhe të japin propozimet e tyre për të ardhmen për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në disa fusha që do të përcaktohen në periudhën e ardhshme.
Enti Shtetërore i Revizionit dhe Zyra e Revizorit të Përgjithshëm të Mbretërisë së Norvegjisë në të kaluarën kanë zbatuar me sukses projektin "Përmirësimi i efikasitetit dhe cilësisë së punës së revizionit me përdorimin e sistemit të menaxhimit me procesin e revizionit (Audit Management System)". Aktivitetet e projektit rezultuan në përmirësimin e infrastrukturës së TI-së në Entin Shtetëror të Revizionit, që kontribuoi përsëri në përmirësimin e kryerjes së revizionit shtetëror.