![Делегацијата на ДЗР пред зградата на Државниот уред за ревизија во Република Хрватска](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-02/1_naslovna_2022-02-21_11-41-14-443.jpg?itok=dMVXZxNg)
Në periudhën prej 14 deri më 18 shkurt 2022, përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit realizuan vizita studimore në Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Bullgarisë, si vende partnere në kuadër të Tuining projektit.
Gjithsej 9 revizor nga ESHR-ja, të organizuar në tre ekipe, qëndruan në Zyrën Shtetërore të Revizionit të Republikës së Kroacisë, në Zagreb. Qëllimi i vizitës studimore ishte përfitimi i njohurive dhe përvojave krahasuese, të cilat do të jetë të dobishme në kryerjen e tre pilot revizioneve të planifikuara të suksesit në përputhje me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2022, në temat e mëposhtme:
- Fondet e BE-së - Efektiviteti i zbatimit të Strategjisë për Reforma në Drejtësi 2017 - 2022 dhe zbatimi i Planit të Veprimit të Strategjisë,
- Përdorimi i ujit për ujitje dhe
- Efektiviteti i politikave dhe masave për mbrojtjen, menaxhimin dhe rivitalizimin e trashëgimisë kulturore të paluajtshme.
Njëkohësisht, në Republikën e Bullgarisë, në Sofje, kolegët tanë dhe kolegët nga Republika e Bullgarisë diskutuan dhe shkëmbyen përvoja në të gjitha fazat e procesit të kryerjes së revizioneve të përputhshmërisë, revizionit të pasqyrave financiare dhe revizionet e partive politike/fushata zgjedhore. Gjithashtu, revizorët nga të dyja Institucionet Supreme të Revizionit patën mundësinë të shkëmbejnë njohuri dhe përvojë në procesin e kryerjes së kontrollit të cilësisë së revizioneve.