
Enti Shtetëror i Revizionit ka ndarë 100 mijë denarë si ndihmë për familjet e viktimave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në aksidentin e trafikut që ndodhi në Republikën e Bullgarisë në autostradën “Struma” më 23.11.2021.
Mjetet janë paguar në llogarinë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Fondi i Solidaritetit Shkup, me kërkesë të dërguar paraprakisht në Ministrinë e Drejtësisë për konfirmimin e interesit publik të donacioneve të Entit Shtetëror të Revizionit.
Qëllimi i këtij donacioni është përkrahja në fushën e aktiviteteve socio-humanitare nga marrësi i donacionit me qëllim të dhënies së ndihmës dhe shprehjes së ngushëllimeve për familjet e viktimave në aksidentin e autobusit, gjegjësisht realizimin e ndihmës psikologjike, materiale dhe financiare.
Enti Shtetëror i Revizionit, si një institucion i dëshmuar me përgjegjësi shoqërore, gjithmonë i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, në drejtim të përmirësimit të jetës personale dhe të përbashkët të qytetarëve, shoqatave të qytetarëve, personave fizikë dhe juridikë, si dhe për mirëqenien e tyre ekonomike dhe drejtësinë sociale.
- Marrëveshja për dhënien e mjeteve në bazë të donacionit të Kryqit të Kuq
- Kërkesë për konfirmimin e interesit publik të donacionit (Ministria e Drejtësisë)
- Aktvendim për interes publik të donacionit (Ministria e Drejtësisë)
- Aktvendim për pagesën e mjeteve në para në bazë të donacionit
- Pasqyra e qarkullimit dhe e gjendjes së llogarisë