![Заедничка фотографија од студиската посета](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-10/naslovna_viber_image_2021-10-21_08-56-57-318.jpg?itok=4jnMoRj7)
Në kuadër të aktiviteteve të projektit të Komponentës 4 të tvining projektit EU-IPA "Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare", delegacioni nga Enti Shtetëror i Revizionit i kryesuar nga Zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, qëndruan në vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Revizionit të Republikës së Estonisë, në periudhën 12-15 tetor 2021.
Presidenti i Zyrës Kombëtare të Revizionit të Estonisë, Janar Holm, përfaqësuesve të ESHR-së ju dëshiroj mirëseardhje dhe punë të suksesshme në shkëmbimin e përvojave me kolegët nga Estonia.
Gjatë vizitës studimore, përfaqësuesit e ESHR-së fituan njohuri dhe përvojë krahasuese të një shteti anëtar të BE-së në lidhje me metodologjinë dhe procedurat e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, politikat e rrjedhës së dokumenteve, dokumentet e brendshme për zbatimin e detyrave dhe monitorimin e tyre, sistemin për sigurinë e informacionit, metodologjinë për kryerjen e pilot revizionit të TI-së, komunikimi me publikun dhe përgatitja e raportit vjetor të institucionit suprem të revizionit.
Përfaqësuesit e ESHR-së vizituan e-Estonia Showroom, ku u njohën në mënyrë të detajuar me rolin e RIA (organ qeveritar i Sistemit të Informacionit), X-Road (sistemi elektronik interoperabil) i Estonisë dhe funksionimin e tij përmes shembujve praktik, si dhe me qendrën më të rëndësishme të komponentëve të e-qeverisë dhe standardeve shtetërore estoneze për sigurinë e informacionit.