Më 23 shtator 2021, kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski mori pjesë në panel diskutimi në konferencën përfundimtare të organizuar nga Qendra për Komunikimet Qytetare me temën ,,Nevoja dhe sfidat në forcimin e integritetit në prokurimet publike".
Në fjalimin e tij, kryerevizori shtetëror theksoj se në fushën e ndarrjes së marrëveshjeve për prokurimet publike janë dy qasje esenciale, parandalimi dhe represioni. Në këtë kontekst, ai shtoi se asnjë ligj, akt nënligjor ose strategji nuk do të japë rezultatet e pritshme nëse nuk ka një angazhim të sinqertë për të lëvizur gjërat në drejtim të sigurimit të vlerës adekuate për paratë e dhëna.
Kryerevizori shtetëror potencoi se nëse duam të kemi procedura të mira për prokurimet publike dhe mbrojtjen e fondeve të tatimpaguesve, duhet të pyesim për mënyrën e vendosjes organizative të sektorit të prokurimit publik në të gjitha organet kontraktuese, si dhe për cilësinë e burimeve njerëzore dhe nivelin e integritetit dhe pavarësisë së anëtarëve që janë pjesë e komisioneve për zbatimin e prokurimit publik.
Si dobësi në procesin e ndarrjes së marrëveshjeve të prokurimit publik ishte theksuar fakti se në njësitë e vetëqeverisjes lokale ekziston mundësia për ndarrjen në grupe të prokurimeve publike, por kjo mundësi përdoret rrallë. Një veprim i tillë mund të kontribuojë në efekte më të mëdha duke siguruar profesionistë të cilët mund të përgatisin dokumentacionin përkatës të tenderit të ekspertëve dhe vlerësimin e ofertave, që do të kontribuojnë në racionalizimin e shpenzimeve dhe të burimeve njerëzore të përfshira në prokurime publike.
Konferenca u realizua në kuadër të projektit ,,Drejt ndërmarrjeve publike llogaridhënëse’’, që e zbatoi Qendra për Komunikime Qytetare me mbështetje financiare nga Mbretëria e Holandës, dhe u përqendruan në ndërtimin e kapacitetit për luftë kundër korrupsionit në ndërmarrjet publike të themeluara nga Qeveria e RMV-së, Qyteti Shkupi dhe komunat Gostivar, Kavadarci dhe Strugës.