![Заменик главниот државен ревизор го презентира ГИ 2020 година](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-09/naslovna_viber_image_2021-09-22_13-44-05-600.jpg?itok=jgPUgIg0)
Më 22 shtator 2021, para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet, nga zëvendësi i kryerevizorit shtetëror mr. Orhan Ademi, u prezantua Raporti Vjetor për revizionet e kryera dhe të punës së ESHR-së për vitin 2020.
Zëvendës kryerevizorit shtetëror theksoj se edhe përkundër vështirësive me të cilat u ballafaqua institucioni gjatë pandemisë globale, ESHR-ja arriti ta realizojë Programin Vjetor të punës për vitin 2020, njëkohësisht duke theksuar faktin e rritjes së përfshirjes së shpenzimeve të reviduara në bazë të mjeteve totale buxhetore, si dhe për indikatorët e përmirësuar dukshëm në zbatimin e rekomandimeve të revizionit.
Vlera e dhënë nga rezultatet e punës së Entit Shtetëror të Revizionit në vitin 2020 përbëhet në kontributin e dhënë për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë së përdorimit të fondeve publike, përcaktimin e gjendjes të statusit të invazionit tatimor, mospagimin e kompenzimeve dhe detyrimeve publike në Buxhetin e RMV-së, revizion i ndarrjeve të marrëveshjeve të prokurimeve publike me akcent të veqant të ndarrjes së marrëveshjeve të prokurimeve publike në kushte të pandemisë dhe sigurimi i informacionit për qytetarët për mënyrën e përdorimit të ndihmës për menaxhimin me pasojat e pandemisë.
Gjithashtu, zëvendës kryerevizori shtetëror z. Ademi theksoi se duke pasur parasysh përgjegjësinë në sigurimin e garancisë së vazhdueshme për nivelin më të lartë të cilësisë së raporteve të revizionit, bëhen përpjekje çdo ditë për ta zhvilluar institucionin dhe për të përmirësuar proceset e revizionit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të shteteve anëtare të BE-së, si dhe në përmirësimin e aftësive profesionale të revizorëve.
Në fund, zëvendës kryerovizori shtetëror theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis Kuvendit dhe ESHR-së, veçanërisht për shqyrtimin dhe veprimin ndaj raporteve të dorëzuara të revizionit dhe për atë qëllim shprehu pritshmërinë e tij që në kohë sa më të shpejtë të nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis dy institucioneve.