![Панелистите на меѓународната конференција](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-07/11_NASLOVNA51281014537_51caaaf1b4_o.jpg?itok=C9q1q4lv)
Me 29 dhe 30 qershor 2021 në Shkup u mbajt konferencë ndërkombëtare me temë "Mbështetjen e sinergjive dhe aktiviteteve të revizionit dhe kontabilitetit", të organizuar nga Instituti i Autorizuar i Financave Publike dhe Kontabilitetit (CIPFA) dhe Qendra për Ekselencën në Financë (CEF). Konferenca është mbështetur përmes financimit të projektit për trajnim për çertifikimin e kontabilitetëve publike në RMV, të mundësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë - Slovenian Aid.
Qëllimi i konferencës është të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të personave zyrtarë të ngarkuar me financat në nivel rajonal dhe global përmes mësimit. Në konferencë, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë përvoja ndërkombëtare në disa fusha, si vijon: menaxhimi me mjetet publike, lufta kundër korrupsionit, udhëheqja për reforma, si dhe promovimi i mësimit dhe shkëmbimit të njohurive te kontabilistët dhe revizorët.
Në ditën e dytë të konferencës, fjalim mbajti edhe kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, i cili u prezantua dhe i njoftoi pjesëmarrësit me rrjedhën e karrierës dhe zhvillimit të tij profesional. Gjithashtu KRSH theksoi rolin e rëndësishëm të ESHR-së si institucion suprem i revizionit në vend, mandej theksoi rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucionit për punën dhe rezultatet e revizionit, për të gjitha palët e jashtme të interesuara.
Kryerevizori shtetëror i informoi pjesëmarrësit në konferencë në lidhje me Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e ESHR-së për vitin 2020, i cili u dorëzua në Kuvendin e RMV-së brenda afatit të përcaktuar me ligj, të publikuar dhe shpallur në ueb faqen e ESHR-së në tre gjuhë: në gjuhën maqedonase, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.