![Отворање на работилницата 1](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2020-09/1_NASLOVNA_GDR_golem_del_vraboteni_2020_850X414_PHOTOSHOP.jpg?itok=YLDW-Y5e)
Revizorët e Entit Shtetëror të Revizionit, te punëtoria e cila u mbajte më 10.09.2020 me temën ,,Organizimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me mediat dhe gazetarët’’, patën mundësi përmes ushtrimeve praktike të njoftohen me mundësitë për mbajtjen e komunikimit të drejtpërdrejtë me mediat dhe gazetarët hulumtues.
Punëtoria është vazhdimësi i aktiviteteve në kuadër të projekteve që realizohen ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Vestiminister Fondacioni për Demokraci në vendin tonë, e cila ka për qëllim zbatimin e strategjisë së komunikimit të ESHR-së 2020-2023, si dokument strategjik i institucionit tonë suprem të revizionit.
Përveç trajnuesit nga Instituti për Hulumtim të Zhvillimit Shoqëror, te punëtoria u ftua edhe gazetari hulumtues z. Vllado Apostollov nga Rrjeti i Reporterëve Hulumtues BIRN, me të cilin revizorët e ESHR-së kishin mundësi të simulojnë mbajtjen e ,,takimit me gazetarin hulumtues’’ dhe ti diskutojnë gjetjet dhe rekomandimet e revizorëve prej raporteve konkrete të revizorëve.
Njëkohësisht, revizorët u njoftuan me mënyrën e organizimit të konferencës së hapur dhe të mbyllur me gazetarët, kufizimeve terminologjike dhe llojeve të konferencës për komunikim me mediat, si dhe për mënyrën e përgatitjes dhe mbajtjes së listës së mediave dhe gazetarëve.
Në këtë punëtori përveç të punësuarve të Entit Shtetëror të Revizionit, prezantuan edhe përfaqësuesit e Institutit për Autorizim të Revizorëve të Republikës së Maqedonisë dhe Trupave të Revizorëve për Revizion të instrumentit për ndihmë paraaderuese, si pjesë e bashkëpunimit të ndërsjellët dhe aktiviteteve të përbashkëta të parapa me nënshkrimet e Memorandumeve për bashkëpunim të përbashkët ndërmjet këtyre institucioneve.