Me 81 vota “për” deputetët në Kuvendin e Maqedonisë e zgjodhën mr. Maksim Acevski revizor të ri kryesor shtetëror që u përshëndet me duartrokitje në sallën e Kuvendit, ndërsa pastaj z. Acevski e dha betimin solem para deputetëve.
Mr. Maksim Acevski, si revizor i autorizuar shumëvjeçar shtetëror dhe ndihmës i revizorit kryesor shtetëror, i cili ka 18 vjet përvojë pune në Entin Shtetëror të Revizionit, u zgjodh revizor i ri kryesor shtetëror. Në seancën plenare të Kuvendit me 81 vota “për” u zgjodh Maksim Acevski me ç’rast zgjedhja u shoqërua me duartrokitje nga deputetët.
Pas zgjedhjes nga foltorja mr. Maksim Acevski e dha betimin solemn para deputetëve, falënderoi për besimin e dhënë dhe theksoi se ka nderin që u zgjodh në këtë funksion, se do të punoj në pajtim me ligjet dhe se nuk do ta tradhtoj besimin e dhënë.
Revizori i ri kryesor shtetëror është ekonomist i diplomuar në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. U lind në Veles ku edhe e filloi karrierën profesionale në fushën e financave. Në Entin Shtetëror të Revizionit punon nga viti 2001.