Në pajtim me "Planin vjetor për përsosjen e vazhdueshme profesionale në vitin 2019" në Klubin e Deputetëve në Shkup u mbajt trajnimi dyditor ku morën pjesë 32 të punësuar në Entin Shtetëror të Revizionit. Në trajnimin që e planifikuan dhe e zbatuan trajnuesit mr. Tanja Tasevska, këshilltare e RKSH-së dhe Branisllav Gulev, këshilltar i RKSH-së, përveç të punësuarve në ESHR morën pjesë edhe të punësuarit në Trupin Revizor për Revizionin e Instrumentit për Ndihmë Paraaderuese.
Trajnimi u realizua me qasjen interaktive në temat si vijon:
- Llojet e revizioneve;
- Fazat e revizionit sipas llojeve të revizionit
- Specifikat e llojeve të revizionit.
Pastaj u prezantuan dhe u diskutua për llojet e revizionit sipas standardeve INTOSAI, si dhe llojet e revizionit sipas mandatit që e posedon ESHR-ja në pajtim me ligjin. U prezantuan dhe përpunuan hollësisht edhe fazat e revizionit sipas llojeve të revizionit me ç’rast u diskutua edhe për analizën krahasuese të specifikave, ngjashmërive dhe dallimeve ndërmjet llojeve të ndryshme të revizioneve nga aspektet metodologjike dhe të zbatueshme.
Të gjitha këto aktivitete u realizuan gjatë një diskutimi të hapur ndërmjet pjesëmarrësve. U bënë disa ushtrime veçmas dhe në grupe, me shembuj nga përvojat e fituara gjatë punës praktike.