![bilateralna sredba](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2023-09/naslovna_DSC_2087.jpg?itok=XQSLm90Q)
Nën organizimin dhe me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), më 28 dhe 29 shtator, në Ohër u mbajt takim bilateral ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.
Përfaqësuesit e dy Institucioneve Supreme të Revizionit të udhëhequr nga Kryerevizori Shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Kryetarit të Institucionit Shtetëror të Revizionit, z. Dushko Pejoviq, prezantuan rezultatet e fazës së zbatimit të revizionit kooperativ të suksesit me temën ,,Gatishmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për të zbatuar qëllimit për zhvillim të qëndrueshëm deri vitin 2030’’.
Kryerevizori shtetëror, z. Acevski theksoi kënaqësinë për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy institucioneve të revizionit, duke përshëndetur aktivitetet e deritanishme dhe rezultatet e arritura në zbatimin e revizionit kooperativë në fazën e ekzekutimit.
Njëkohësisht, Kryerevizorët shtetëror të të dy institucioneve shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me tema të cilat do të përcaktohen bashkërisht në periudhën e ardhshme.