Me ftesë të Gjykatës së revizionit të Republikës së Turqisë, delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, Zëvendëskryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, Sekretari i Përgjithshëm mr. Aleksandar Popovski dhe ekipi nga revizorët shtetëror realizuan vizitë dypalëshe në ISR-në e Republikës së Turqisë.
Në kuadër të vizitës dypalëshe Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Kryetari i Gjykatës së revizionit të R. së Turqisë z. Metin Jenir nënshkruan Aneks të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Gjykatës së revizionit të R. së Turqisë të nënshkruar në vitin 2018, me të cilën është përkufizuar gatishmëria e të dy ISR-ve për ta forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin e ndërsjellët, veçanërisht në fushën e zbatimit të revizioneve të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ) dhe përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) në revizionet.
Përfaqësuesit e të dy institucioneve supreme të revizionit me sukses realizuan punëtori të përbashkët shumëditore për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave pas zgjedhjes së mëparshme të temave nga më shumë fusha të revizionit shtetëror si që janë:
- Realizimi i qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së;
- Planifikimi, zbatimi, njoftimi dhe monitorimi i realizimit të rekomandimeve në revizionet e raporteve financiare;
- Zbatimi i standardit të ri INTOSAI për menaxhimin me cilësinë në revizionet financiare dhe formimi i opinionit të revizionit.
Për këtë qëllim në dispozicion u vunë revizorët shtetëror me më shumë përvojë dhe njohuri më të madhe të revizionit shtetëror në ISR-në e Turqisë, të cilët kryenin prezantime dhe udhëhoqën diskutime (profesionale) teknike me revizorët shtetëror të ESHR-së të pranishëm në punëtori.
Gjatë kohës së vizitës zyrtare të Institucionit Suprem të Revizionit të Republikës së Turqisë, udhëheqësit e ESHR-së realizuan takim me Kryetarin e Gjykatës së revizionit të R. së Turqisë z. Metin Jenir, të cilit duke shprehur mirënjohje për ftesën për vizitë dypalëshe, Kryerevizori shtetëror shprehi gatishmëri për fillimin e procesit të krijimit dhe përgatitjes së përbashkët të Plan Veprimit për ndihmë në ndërtimin e kapaciteteve të ESHR-së të mbështetur nga ana e ISR-së së Turqisë nëpërmjet revizioneve të përbashkëta, seminareve, punëtorive dhe stazhin e punonjësve në ESHR.
Siç u theksua në takim, ISR-ja e Turqisë, e cila bën pjesë në grupin e ISR-ve më të mëdha brenda INTOSAI-t, mbetët të jetë mbrojtësi dhe mbështetësi kryesor i interesave të ESHR në të gjitha proceset ndërkombëtare të cilat zhvillohen në nivel të Organizatave Ndërkombëtare të institucioneve të revizionit, dhe veçanërisht në këtë kontekst u pranua dhe ofrua nga ana jonë përfshirjen në cilësinë e vëzhguesit të ESHR-së në kuadër të aktiviteteve të përsosmërisë profesionale që zhvillohet në kuadër të ASOSAI-t, Organizata Rajonale e Azisë të ISR, ku ISR-ja e R. së Turqisë ka rol të madhe në menaxhimin me këtë organizatë.
Në kuadër të qëndrimit, udhëheqësit e ESHR-së realizuan takim edhe me Kryetarin e Agjencisë të Turqisë për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) z. Serkan Kajallar, të cilit duke i shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen financiare dhe logjistike të TIKA-s në realizimin e vizitës dypalëshe në Gjykatën e revizionit të R. së Turqisë, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski kërkoj mbështetje nga TIKA për realizimin e Plan Veprimit për forcimin e kapacitetit të ESHR-së nëpërmjet shkëmbimit të praktikave dhe njohurive të revizionit me ISR-në e R. së Turqisë dhe mbështetje për të gjitha aktivitetet të cilat do ti akordojmë bashkë në periudhën e ardhshëm.
Gjatë muajit korrik do të finalizohet Plan Veprimi për forcimin e kapaciteteve të ESHR-së nëpërmjet shkëmbimit të përvojës dhe njohurive profesionale me ISR-në e R. së Turqisë, pas së cilës do të miratohet nga të dyja institucionet, në koordinim me TIKA-n.
Link deri te versioni maqedonas i Aneks marrëveshjes:
https://dzr.mk/sites/default/files/2023-06/Aneks_dogovor_sorabotka_DZR_…
Link deri te versioni turk i Aneks marrëveshjes:
https://dzr.mk/sites/default/files/2023-06/Aneks_dogovor_sorabotka_DZR_…
Link deri te versioni anglezë i Aneks marrëveshjes:
https://dzr.mk/sites/default/files/2023-06/Aneks_dogovor_sorabotka_DZR_…