Është publikuar Raporti Vjetor për punën e ESHR-së për vitin 2022

30.06.2023 - 14:30
Слика
GI 2022 godina

Enti Shtetëror i Revizionit me sukses e realizoi Programin Vjetor të punës së ESHR-së për vitin 2022. Duke vepruar në përputhje me nenin 33 paragrafi 2 të Ligjit për revizion shtetëror (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë’’ nr. 66/2010, 145/2010, 12/2014, 43/14, 154/2015, 192/2015, 27/2016, 83/2018 dhe ,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’ nr. 122/2021), Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski deri tek Kryetari i Kuvendit, dorëzoi Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022.

Me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2022 janë kryer gjithsej 188 revizione, janë përgatitur 223 raporte të revizionit me 1242 gjendje të përcaktuara dhe janë dhënë 775 rekomandime, në të cilat janë paraqitur informacione faktike për punën e subjekteve të reviduara. Theks i veçantë i’u kushtua revizioneve të suksesit, të cilat nga viti në vit po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi.

Nga gjithsej 188 revizione të kryera, 170 janë revizione të rregullshmërisë (revizione financiare dhe revizione të pajtueshmërisë), 12 revizione të suksesit dhe 6 revizione të pajtueshmërisë.

Edhe gjatë vitit të kaluar Enti Shtetëror i Revizionit u fokusua në çështjet aktuale me interes për publikun dhe palët e tjera të interesuara dhe ka drejtuar vëmendjen në synimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe vlerën e shtuar të tyre. Gjatë zgjedhjes dhe përkufizimit të fushëveprimit të revizioneve, si edhe më parë, ESHR udhëhiqej nga qëllimet strategjike, por edhe nga parimet e shpenzimit transparent dhe të qëllimshëm të mjeteve dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të denja për qytetarët.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, në fjalimin hyrës të Raportit Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022 theksoi:

,,Me Programin Vjetor për vitin 2022 u rrumbullakosua edhe realizimi i Strategjisë për zhvillim të Entit Shtetëror të Revizionit për vitet 2018-2022, e cila ishte udhërrëfyesi ynë në arritjen e objektivave tona strategjike të orientuara drejt maksimizimit të kontributeve tona në forcimin e kontrollit dhe përgjegjësisë financiare në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me treguesit e punës sonë, me revizionet në vitin 2022 kemi rritur fushëveprimin e shpenzimeve të reviduara lidhur me mjetet e përgjithshme buxhetore, dhe në të njëjtën kohë është rritur vlera e shtuar nga revizionet e kryera, para se gjithash në shumën e mjeteve të përcaktuara më pak të llogaritura, më pak të kthyera, gjegjësisht mjete më pak të paguara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në buxhetet e komunave gjë që tregon faktin se kontributi i ESHR-së në forcimin e institucioneve dhe përgjegjësisë menaxheriale është gjithnjë e më i rëndësishëm në shoqërinë tonë.

Ne vazhdimisht theksojmë edhe dobësitë sistematike, gjegjësisht dobësitë dhe paqartësitë në rregullativën në fusha të caktuara, duke treguar nevojën për tejkalimin e tyre, kontribuojmë në forcimin e sistemit juridik dhe krijimin e mjedisit të favorshëm për zhvillimin e mëtejshëm të subjekteve juridike’’.

,,Të mësohemi t’i menaxhojmë rreziqet për t’i parandaluar pasojat” – Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski

  

Përmbajtjen e plotë të Raportit Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022 (versionet në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe) mund ti shkarkoni në linçet vijuese:


 Link deri tek versioni ne gjuhën shqipe:
 https://dzr.mk/.../DZR_Godisen_izvestaj_2022_alb_c.pdf