![Потпишување на Меморандумот за соработка](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2023-03/NASLOVNA_1_DSC_0806.jpg?itok=YwPgvI1N)
Me Memorandum për bashkëpunim mes Entit Shtetëror të Revizionit dhe Drejtorisë së policisë financiare, vendoset bashkëpunimi për çështjet që janë me interes të përbashkët të cilat bazohen në kompetencat e tyre ligjore.
Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Drejtori i Drejtorisë së policisë financiare, z. Goran Ivanov, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim dhe përforcim të komunikimit ndërinstitucional.
Qëllimi i memorandumit të nënshkruar është përforcimi i bashkëpunimit dhe përmirësimit të cilësisë së komunikimit të ndërsjellë në mënyrë që të sigurohet veprim në kohë, i përshtatshëm dhe efikas për gjetjet e përcaktuara në raportet përfundimtare për revizionet e kryera në procesin pas revizionit.
Të dyja palët përkushtohen dhe shprehin gatishmërinë e tyre për të vepruar sëbashku në drejtim të sigurimit të komunikimit në kohë, drejtpërdrejt dhe reciprok me qëllim shkëmbimin e informacioneve thelbësore të lidhura me gjetjet, mendimet, konkluzionet dhe rekomandimet e përfshira në raportin përfundimtar të revizorit.
Gjithashtu, bashkëpunimi ndërinstitucional do të thelohet edhe në aspekt të bashkëpunimit mes ekipeve profesionale nga revizor shtetëror dhe persona të autorizuar zyrtar për kryerjen e kompetencave të përcaktuara me ligj të dy institucioneve, përgatitjen e projekteve të përbashkëta, si dhe transparencën në trajtimin e raporteve përfundimtare të revizorit në pajtim me procedurat e përcaktuara për trajtim.