![Учество на билатералниот скрининг во Брисел](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-12/1_naslovna%20%281%29.jpg?itok=S7aspBW7)
Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit, i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, bashkë me përfaqësuesit nga ESHR-ja të cilët janë anëtarë të grupit punues për kontrollin financiar, morën pjesë në skriningun dypalësh për kapitullin reformat në administratën publike dhe kapitullin 32 kontrolli financiar.
Enti Shtetëror i Revizionit në paraqitjen e saj iu referua rezultateve të arritura nga puna, pajtueshmërisë së punës me standardet ISSAI, praktikave më të mira dhe planeve afatgjate dhe afatshkurta, siç është rregullimi i Entit Shtetëror të Revizionit si kategori kushtetuese dhe miratimi i Ligjit të ri për revizionin shtetëror.
Skriningu dypalësh është hapi i parë në procesin e negociatave për anëtarësim me BE-në. Procesi u mundëson vendeve-kandidat të njihen me ligjet dhe standardet e BE-së dhe me detyrimet që rrjedhin nga ato, si dhe me nivelin e gatishmërisë së vendeve dhe planeve të tyre për pajtueshmërinë e mëtutjeshme.
Enti Shtetëror i Revizionit është një nga institucionet udhëheqëse në vend, gardian i mjeteve publike të qytetarëve dhe pjesëmarrës aktiv në më shumë kapituj të skriningut dypalësh.