Me ftesë të UN Women, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, morri pjesë në konferencën rajonale për buxhetim të përgjegjshëm gjinorë me tëmë ,,Financim transformues për avancimin e barazisë gjinore’’, e cila u mbajt më 23 dhe 24 nëntor në Stamboll, Turqi.
Kryerevizori shtetëror theksoi se rekomandimet të cilat rrjedhën nga revizioni i parë gjinorë i suksesit në vend nxitën ndryshime të rëndësishme në politikat kyçe për barazinë gjinore. Pastaj shprehi falënderim për UN Women – Shkup për mbështetjen në forcimin e kapaciteteve dhe njohurive të revizorëve shtetëror për buxhetim të përgjegjshëm gjinorë.
Në konferencën rajonale u prezantuan dy nisma të reja të cilat i ka filluar UN Women për monitorimin e trendëve për zbatimin e BPGJ (Indeksi për buxhetim të përgjegjshëm gjinorë) dhe pilotimi i SDG 5.c.1. mjetë për monitorimin e progresit në vendosjen e sistemeve për monitorim të alokimeve buxhetore për barazinë gjinore në të gjithë rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.