![Конференција за Националните капацитети за евалуација](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-10/1_1_naslovna.jpg?itok=9h6So8TI)
Me ftesë të zyrës së pavarur për vlerësim nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, në periudhën nga 25-28 tetor, morri pjesë në konferencën për Kapacitetet nacionale për vlerësim me temë ,,Sisteme rezistuese të vlerësimit për zhvillim të qëndrueshëm’’, e cila u mbajt në Torino, Itali.
Në konferencë morën pjesë rreth treqind përfaqësues nga më shumë se 100 shtete nga të pesë kontinentet, ndërsa në delegacionin e Maqedonisë përveç Kryerevizorit shtetëror morën pjesë zëvendës ministri për vetëqeverisje lokale Zoran Dimitrovski, drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal Ramiz Rexhepi, kryetari i Këshillit të qytetit të Shkupit, Trajko Sllavevski dhe përfaqësuesit e UNDP- Zyra në Shkup, Ilmiasan Dauti dhe Sami Bushi.
Pjesëmarrësit e konferencës kishin mundësi të marrin pjesë në një nga 11-të punëtorit e parapara të organizuara në më shumë fusha dhe tema. Kryerevizori shtetëror mori pjesë aktive në punëtorin e 11-të e cila u fokusua në atë se si zyra e pavarur për vlerësimin e UNDP-së, zyra më e madhe e vlerësimit në sistemin e Kombeve të Bashkuara (KB), aderon drejt vlerësimit, llojet e pyetjeve që i parashtron, të dhënat që i mbledh dhe raportet që i shkruan.
Enti Shtetëror i Revizionit si institucion i pavarur për revizion, luan rol të rëndësishëm për qeverisjen e përgjegjshme, llogaridhënien dhe transparencën dhe me ndryshimin e paraparë të legjislativit me të cilën do të garantohet zbatimi i gjetjeve nga raportet e revizionit do të mundësohet përmirësimi shtesë i politikave në institucionet e ndryshme në nivel lokal dhe shtetëror.
Pjesëmarrja e delegacionit në konferencën e Torinos është aktivitet në kuadër të projektit ,,Forcimi i këshillave komunale – faza 2’’, projekt i cili financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministrisë për Vetëqeverisjes Lokale, bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerët lokal dhe nacional.