![Продлабочување на соработката со Националниот завод за ревизија](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-10/naslovna_DSC_1644.jpg?itok=2MjBDkTX)
Institucionet Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë realizuan misionin e tyre për të qenë shembulli i parë dhe jashtëzakonisht i suksesshëm për të gjitha institucionet e tjera se si mund të arrihet bashkëpunim i frytshëm përmes shkëmbimit të përvojës dhe njohurive profesionale.
Ky është përfundimi nga takimi i mbajtur në Sofje, në të cilin delegacionet e dy ISR-ve të kryesuara nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Kryetari i Entit Nacional të Revizionit z. Cvetan Cvetkov biseduan për rezultatet e arritura dhe aktivitetet e zbatuara me sukses në kuadër të tvining projektit.
Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Sh.S. Agnesa Rusi Popovska dhe Vanja Andreeva-Mallakova - drejtoreshë e Drejtorisë së "Evropës Juglindore" në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Kryerevizorët shtetëror z. Maksim Acevski dhe z. Cvetan Cvetkov shprehën kënaqësitë nga rezultatet e arritura në kuadër të tvining projektit “Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare”, duke theksuar se suksesi i arritur është rezultat i çiltërsisë, ndershmërisë dhe sinqeritetit maksimal të kolegëve të dy ISR-ve në shkëmbimin e njohurive dhe sfidat në punën e përditshme. Në të gjitha 4 komponentet e projekti janë arritur rezultate të suksesshme dhe produkte të reja, veçanërisht në korrnizën ligjore, metodologjinë, aktivitetit të revizionit, bashkëpunimit me kuvendin dhe komunikimit me palët e interesuara.
Kryetitullarët e institucioneve të revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim si vazhdimësi e natyrshme e arritjes dhe reflektim i bashkëpunimit shumëvjeçare ndërmjet dy ISR-ve. Format kryesore të bashkëpunimit do të jenë shkëmbimi i përvojave, organizimi i aktiviteteve për çështje me interes të ndërsjellë, duke përfshirë konsultime, seminare, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për problemet dhe sfidat kryesore në kryerjen e revizionit shtetëror, ndërsa është planifikuar të zbatohen edhe revizione paralele, të koordinuara dhe të përbashkëta.
Përfaqësuesit e dy institucioneve realizuan takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë z. Gallab Donev, në të cilin u njoh me qëllimet kryesore të projektit, rezultatet e arritura, si dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy ISR-ve në kuadër të marrëveshjes tashmë të nënshkruar.