![Амбасадорот на Република Франција во посета на ДЗР](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-09/%D0%BD%D0%B0%D1%81%D0%BB%D0%BE%D0%B2%D0%BD%D0%B0_DSC_0590.jpg?itok=p9ENh4cb)
Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës Kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, realizuan takim me Ambasadorin e Republikës së Francës z. Siril Bomgartner.
Në takimin e mbajtur, Kryerevizori shtetëror e informoi Ambasadorin e R. së Francës me punën dhe rezultatet e arritura të Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe me vlerën e shtuar nga revizionet e realizuara me qëllim krijimin e mjedisit efikas të kontrollit dhe mbrojtjes së mjeteve publike.
Ambasadori i R. së Francës, shprehu kënaqësinë nga rezultatet e arritura të Entit Shtetëror të Revizionit ku njëherit theksoi se do të angazhohet për të siguruar mbështetje shtesë për ESHR-në në aktivitetet e mëtutjeshme në kryerjen e revizionit shtetëror, duke përfshirë edhe bashkëpunimin e mundshëm me ISR-në e Republikës së Francës.