![Работна средба со Вицепремиерот за европски прашања](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-09/naslovna_DSC_0579.jpg?itok=btBN7qOR)
Në drejtim të mobilizimit të institucioneve të përfshira dhe rolit të tyre në skriningun shpjegues të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, sot në ambientet e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështjet Evropiane, z. Bojan Mariçiq.
Kryerevizori shtetëror theksoi gatishmërinë e Entit Shtetëror të Revizionit si Institucion Suprem i Revizionit, i cili me ekspertizën, njohuritë dhe profesionalizmin e tij do të japë një kontribut të rëndësishëm dhe aktiv nëpërmjet përfaqësuesve të tij në skriningun shpjegues, veçanërisht në kapitujt 5 - Prokurime Publike dhe 3.32 - Kontrolli Financiar.
Në takim, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane theksoi nevojën e përkushtimit dhe angazhimit maksimal të të gjitha faktorëve në këtë proces, me qëllim shfrytëzimi të mundësisë së dhënë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.