![Зајакнување на партнерството со УСАИД](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-07/1_naslovna%20%281%29.jpg?itok=I4uARk50)
Kryerevizori shtetëror Maksim Acevski dhe bashkëpunëtorët e tij pritën përfaqësues të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të udhëhequr nga drejtoresha e zyrës për zhvillim znj. Dawn Carmin.
Duke prezantuar aktivitetet e ndërmarra nga ESHR për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies për punën, si dhe informacionet që përmban Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e ESHR-së për vitin 2021, Kryerevizori shtetëror shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë e tij për përforcim të bashkëpunimit përmes projekteve të cilat në fushëveprimin e tyre kanë aktivitete që ndërlidhen me kompetencat e ESHR-së që promovojnë punën e revizionit dhe rrisin ndikimin e revizionit të jashtëm në përmirësimin e menaxhimit të fondeve publike.
Të dyja palët vlerësuan se ky bashkëpunim është jashtëzakonisht i rëndësishëm, a njëherit përfaqësuesit e USAID-it dhanë mbështetje të parezervë për përmbushjen e synimeve kryesore strategjike të ESHR-së në kuadër të fokusit të përbashkët në luftën kundër korrupsionit, si dhe për pavarësinë kushtetuese, operacionale dhe financiare të Entit Shtetëror të Revizionit.