![Годишен извештај ДЗР 2021 година во Собрание](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-07/naslovna_godisen%20izvestaj%202021.jpg?itok=9D5zQbEF)
Para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Kryerevizori shtetëror m-r Maksim Acevski, prezantoi Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e ESHR-së për vitin 2021.
Në prezantimin e tij, Kryerevizori shtetëror shpalosi informacionet kyçe lidhur me revizionet e kryera, rritjen e transparencës dhe llogaridhënien e ESHR-së, bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe ESHR-së.
Si rezultat i suksesit të punës së Entit Shtetëror për Revizion, ndër të tjera, në Buxhetin e Shtetit janë përcaktuar kompensime të papaguara/më pak të paguara/më pak të llogaritura, të cilat për vitin 2021 kapin shumën 1.743.644.000 denarë, përafërsisht 28 milionë euro, ose 12 buxhete vjetore të ESHR-së.
"Për çdo denar të investuar në ESHR, ESHR-ja kthen 12 denarë"
Kryerevizori shtetëror theksoi edhe një herë nevojën e investimit dhe vlerësimit të rezultateve të burimeve njerëzore në të gjitha fushat, përfshirë edhe revizorët e autorizuar/shtetëror duke potencuar që:
“Të mos lejojmë që burimet njerëzore të kualifikuara të largohen nga sektori publik në kushte kur ato janë më se të nevojshëm”
Linku deri te video e prezantimit të Kryerevizorit shtetëror:
https://www.youtube.com/watch?v=YQLk0k3ZTXU&t=2s