![ДЗР организираше работилница за новинари](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-07/naslovna_DSC_0615.jpg?itok=401AgTkO)
Në hapësirat e ESHR-së u organizua punëtori për gazetarët, aktivitet në kuadër të projektit ,,Implementimi i strategjisë së komunikimit të ESHR-së (2020-2023)’’ të cilën Enti Shtetëror i Revizionit e zbaton me Fondacionin Vesminster për Demokraci në shtet (WFD).
Në ngjarjen e mbajtur, Kryerevizorit shtetëror mr. Maksim Acevski para përfaqësuesve të mediumeve nga televizionet nacionale dhe portalet e internetit, i prezantoi gjendjet kyçe të konstatuara në Raportin Vjetor për Punën e ESHR-së për vitin 2021, i publikuar para pak kohe edhe në Web faqen e Entit Shtetëror të Revizionit.
Përveç gjendjeve të konstatuara kyçe të cilat u prezantuan nga z. Acevski, përfaqësuesit e mediumeve u njoftuan edhe me llojet e revizionit, strukturën e raporteve të revizionit, si dhe për proceset e komunikimit të ESHR-së në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së punës së ESHR-së, të prezantuar nga ndihmësja e Kryerevizorit shtetëror Rosica Shaleviq Hristovska dhe Martin Duvnjak nga Departamenti për marrëdhënie me publikun.
Linku deri te Raporti Vjetor për Punën e ESHR-së për vitin 2021:
https://dzr.mk/sites/default/files/2022-06/2021-godisen-izvestaj-dzr-sq.pdf