Kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski nënshkroi Memorandum për mirëkuptim me kryetarin e Institutit të Autorizuar për Kontabilitet dhe Financa Publike (CIPFA), z. Mike Driver dhe znj. Jana Repanshek, drejtoresh e Qendrës për Ekselencë në Financa (CEF) Slloveni.
Me nënshkrimin e këtyre memorandumeve, vendoset bashkëpunimi ndërmjet ESHR-së dhe institucioneve përkatëse me qëllim të krijimit të bazës formale për bashkëpunim të vazhdueshëm në aktivitetet e përbashkëta për avancimin e angazhimit të përbashkët për menaxhimin dhe qeverisjen e mirë me financa publike, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të nëpunësve dhe institucioneve publike.
Delegacioni i ESHR-së në suazat e kësaj vizite dyditore morri pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Të bëhen shërbimet qeveritare më të mira për qytetarët” nën organizimin e Qendrës për Ekselencë në Financa (CEF) Slloveni dhe Instituti i Autorizuar për Kontabilitet dhe Financa Publike (CIPFA) në periudhën 27-30 qershor 2022
Në konferencë u trajtuan më shumë tema të lidhura me aspektet institucionale dhe kontabilitetit/financiare për informim për mënyrën e menaxhimit me mjetet financiare, shfrytëzimin e informacioneve për mjetet publike gjatë miratimit të vendimeve dhe përgjegjësive, si dhe tema të lidhura me parandalimin e korrupsionit në sektorin publik.
Konferencën Ndërkombëtare në mënyrë aktive e ndoqën online edhe punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit përmes platformës zoom.
https://dzr.mk/.../2022-06/Memorandum_razbiranje_DZR_CEF.pdf