Enti Shtetëror i Revizionit investon në vazhdimësi në forcimin e aftësive dhe njohurive të revizorëve shtetëror, nëpërmjet të cilës sigurohet cilësia shtesë në punën dhe ruajtjen e integritetit profesional si institucion që është bartës i progresit në menaxhimin me fondet publike.
Në periudhën nga 31 maj - 3 qershor, punonjësit e ESHR-së morrën pjesë aktive në trajnimin me temën “Revizioni i raporteve financiare në bazë akruale”, i organizuar dhe mbështetur financiarisht nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Ligjërues në trajnim janë profesori Atanasko Atanasovski nga Fakulteti Ekonomik - katedra e kontabilitetit dhe revizionit dhe ekspertja nga Republika e Sllovakisë, Lucia Kashiarova nga Ministria e Financave.
Gjatë sesioneve të punës u përfshin më shumë fusha edhe atë:
- Përkufizimi dhe vlerësimi i stoqeve dhe matja e shpenzimeve;
- Raport për flukse të parave, metoda direkte dhe indirekte;
- Politikat e kontabilitetit, ndryshimet në vlerësimet dhe gabimet e kontabilitetit;
- Amortizimi i mjeteve materiale dhe jomateriale, dhe
- Rezervimi, detyrimet potenciale dhe mjete të paparapara.
Forcimi i kapaciteteve të Entit Shtetëror të Revizionit në kryerjen e revizionit të raporteve financiare në bazë akruale është në drejtim të zbatimit të suksesshëm të rekomandimeve të përfshira në programin për reforma në menaxhimin me financat publike.