![Шефовите на ВРИ на ЕУ во Луксембург](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-05/1_NASLOVNA_Contact_Committee_850X400_photoshop.jpg?itok=t7EjULD3)
Në Luksemburg u mbajt takimi vjetor i Kontakt Komitetit të Krerëve të Institucioneve Supreme të Revizionit të Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të Revizorëve, në të cilën morri pjesë Kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski dhe Ndihmësja e Kryerevizorit shtetëror znj. Tanja Janevska
Krerët e Institucioneve Supreme të Revizionit bashkë me përfaqësuesit e SIGMA-së dhe Nismës për Zhvillim të INTOSAI-t, nga 3-4 maj 2022 u takuan në kuadër të takimit vjetor të Kontakt Komitetit.
Fokusi i këtij takimi ishte detyrat dhe sfidat strategjike për ISR-t e BE-së gjatë vlerësimit të vlerës (së shtuar) të Mekanizmit për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri (Recovery and Resilience Facility) në nivel kombëtar dhe të BE-së. Qëllim i takimit ishin çështjet me interes të përbashkët me fokus të politikave të BE-së dhe menaxhimit financiar, si dhe caktimin e veprimtarive të përbashkëta për të arritur ndikim sa më të madh.
Në margjinat e kësaj ngjarje, Kryerevizori shtetëror, realizoi shumë takime dypalëshe me kolegë dhe përfaqësues të ISR-ve nga vendet anëtare dhe vendet kandidat për anëtarësim në BE dhe GJER, në të cilat diskutuan për pavarësinë e Institucioneve Supreme të Revizionit dhe ndikimin e tyre në menaxhimin më të mirë me mjetet publike, rëndësia e zbatimit të standardeve për kryerjen e revizionit, burimet njerëzore si parakusht për institucion profesional, si dhe vlerën dhe rëndësin e matjes së rezultateve të punës së ISR-ve.