![Главниот државен ревизор м-р Максим Ацевски и Заменик главниот државен ревизор м-р Орхан Адеми, остварија работна средба со Заменик Претседателот на Владата задолжен за политики за добро владеење, Славица Грковска](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2022-02/naslovna_DSC_0637.jpg?itok=rX-ooEK1)
Me datën 10.02.2022, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, realizuan takim pune me zonjën Slavica Grkovska, zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë.
Në takim u shtjelluan disa tema aktuale në sistemin për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe u diskutuan dobësitë kryesore sistemike të identifikuara në raportet përfundimtare të revizionit, si dhe sfidat në të ardhshme në bashkëpunimin dhe veprimin e përbashkët.
Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, theksoi se bashkëpunimi me Entin Shtetëror të Revizionit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në krijimin e politikave të qeverisjes së mirë dhe se profesionalizmi dhe informimi i ESHR-së janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për veprim në kohë në lidhje me gjetjet e revizionit nga institucionet kompetente.
Kryerevizori shtetëror ndër të tjera informoi për draft-versionin e Ligjit të ri për revizion shtetëror, i cili tashmë është përgatitur, me zgjidhje të zbatuara për të gjitha defektet sistemike të detektuara më parë, me të cilin synohet pavarësia operacionale dhe financiare e Entit Shtetëror të Revizionit.