ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediume-
Shkup, 31.01.2022
"Forca e Punës 2030 - A është i përgatitur vendi juaj"
RAPORTI I KONSOLIDUAR - PROJEKT I EUROSAI SG1
mjetet dhe dokumentet udhëheqëse për punë për të gjitha qeveritë në botë për sfidat e ardhshme të tregut të punës
Është publikuar Raporti i Konsoliduar nga revizioni paralel ndërkombëtar, në kuadër të së cilës Enti Shtetëror i Revizionit merr pjesë me revizionin e suksesit me temë “Planifikimi i qeverisë – Efektiviteti i masave të qeverisë për ballafaqimin me rreziqet e tregut të punës dhe mënyrën e planifikimit të mjeteve për tejkalimin e tyre”
Duke vështruar sfidat dhe trendet globale për forcën e punës 2030 të tregut të punës që ndodhin në gjithë botën, që rezultojnë me kombinime të reja ndërmjet teknologjive nga fusha të ndryshme, si dhe shpejtësinë e shfaqjes së tyre, theksojnë nevojën për të përshtatur aftësitë që u ofrohen studentëve në sistemin arsimor – punëtorëve të ardhshëm - si dhe aftësitë e punëtorëve aktualë, deri tek ato ndryshime. Për shkak të rëndësisë së kësaj u sjell nisma për revizion paralel, i cili u zbatua nën kujdesin e EUROSAI-t të udhëhequr nga Zyra e Kontrollorit Shtetëror dhe Avokatit të popullit të Izraelit. Projekti filloi në Mars 2019 me pjesëmarrësit e ISR si vijojnë: Izraeli, Finlanda, Italia, Bullgaria, Polonia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Gjykata Evropiane e Revizorëve (ECA) dhe Koreja e Jugut.
Si revizion paralel, u kryen revizione të veçanta nga pjesëmarrësit e ISR-ve, duke miratuar qasje dhe tema të ndryshme të revizionit. Kështu, vëzhgimet, gjetjet, rekomandimet dhe përfundimet e secilit pjesëmarrës në revizionin e ISR-së në lidhje me vendin e tyre (ose BE-në për ECA) janë përfshirë në raportin e konsoliduar.
Enti Shtetëror i Revizionit ishte i përfshirë në kuadër të aktiviteteve për revizionin paralel në përputhje me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2020 me revizionin e suksesit me temë "Planifikimi i qeverisë - Efektiviteti i masave të qeverisë për ballafaqimin me rreziqet e tregut të punës dhe mënyra e planifikimit të mjeteve për tejkalimin e tyre”, pas së cilës në shkurt të vitit 2021 është publikuar Raporti Përfundimtar i revizionit të revizorit të autorizuar shtetëror.
Në kuadër të raportit të konsoliduar është prezantuar një përmbledhje nga revizioni i kryer i ESHR-së të RMV-së gjatë së cilës janë prezantuar:
- Të dhënat bazë për:
- dokumente, plane dhe programe kyçe strategjike në RMV;
- zhvillimet e tregut të punës, vendimtare për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në RMV, prioritetet strategjike, politikat dhe masat zhvillimore të Qeverisë së RMV-së, si dhe mënyra e financimit për tejkalimin e dallimeve ndërmjet kërkesës dhe ofertës të forcë së punës;
- aktivitete të ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente për krijimin dhe zbatimin e masave dhe politikave aktive për punësime si dhe ndikimin i tyre në nivelin e punësimit në vend;
- analiza e të dhënave për aftësinë e punës të popullsisë totale, popullsinë aktive, punësimin dhe papunësinë në RMV për periudhën 2017-2019, shkalla e papunësisë në RMV e cila u ul me 5,1%, por krahasuar me rajonin, BE-në dhe Eurozonën mbetet e lartë, që nuk mjafton për të fituar statusin e një vendi me papunësi të ulët;
- ndikimi i pandemisë COVID-19 në vitin 2020 e cila për shkak të uljes së paparashikuar të veprimtarisë ekonomike shkaktoi rënie gjatë punësimit, gjegjësisht shtim të numrit të personave të papunë nga disa sektorë në vend;
- miratim i paketave të masave ekonomike për tu përballur me efektet negative të pandemisë.
Gjetjet kryesore që kanë të bëjnë me:
- Dobësitë në rregullativën ligjore në pjesën e ndarjes së detyrave dhe përgjegjësive gjatë miratimit, implementimit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të programeve dhe masave aktive për punësim;
- Zbatimi i pjesërishëm i dokumenteve strategjike bazë dhe planeve të veprimit në përputhje me qëllimet e përcaktuara;
- Mungesa e kritereve të përcaktuara dhe analizë gjithëpërfshirëse si bazë për planifikimin, krijimin e programeve dhe masave të punësimit;
- Zbatimi i programeve dhe masave për punësim;
- Mospërputhja e aftësive të personave të rijnë me kërkesat e tregut të punës;
- Derdhje e përhershme e kuadrit me arsim të lartë;
- Mungesa e kapaciteteve profesionale dhe administrative;
- Mungesa e kritereve për përcaktimin e masës së burimeve financiare dhe shpërndarjen e tyre sipas programeve, masave dhe shërbimeve për punësim;
- Mungesa e një procesi të vendosur monitorimi dhe vlerësimi të zbatimit të programeve dhe masave për punësim.
Përfundim:
Masat dhe politikat e përcaktuara me ligjet, dokumentet strategjike, dokumentet programore dhe planore dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente për zbatimin e politikës për punësim kanë për qëllim përmirësimin e punësimit, përkatësisht uljen e shkallës së papunësisë.
Duke marrë parasysh gjendjen e konstatuar, revizioni përcaktoi se politikat, masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente nuk janë mjaft efektive për të siguruar punësime dhe aftësi në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe për të tejkaluar trendin e largimit të vazhdueshëm të kuadrove nga vendi. Ekziston nevoja për veprim të koordinuar dhe forcimin e aktiviteteve të institucioneve kompetente në pjesën e krijimit të politikave dhe masave në drejtim të rritjes së punësimit, përmirësimin e aftësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe mbajtjen e kuadrit përmes ofrimit të mundësisë cilësore për punësim.
Për të demonstruar përkushtimin e institucioneve supreme të revizionit për këtë fushë të rëndësishme, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në raportin e konsoliduar janë prezantuar një numër i madh shembujsh të revizioneve tjera të përgatitura nga ana e pjesëmarrësve ISR-ve në vitet e fundit ose revizione të planifikuara për vitet në vijim, që ka të bëjë me spektrin e gjerë të nëntemave të Forcës së Punës 2030.
Linku deri tek raporti:https://www.mevaker.gov.il/En/publication/Documents/2021-WORKFORCE-2030.pdf