![Презентиран и усвоен Годишниот извештај за 2020 година во Собрание](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-12/NASLOVNA_slika_sobranie_GI2020.jpg?itok=_eOfhkc6)
Më 21 dhjetor 2021, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut prezantoi Raportin Vjetor për revizonet e kryera dhe punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2020.
Në Raportin Vjetor, siç theksoj edhe në fjalimin e mbajtur kryerevzori shtetëror, janë përfshirë të dhëna dhe informacione për 82 raporte të revizionit të kryera në vitin 2020, përmes të cilave ESHR-ja dorëzon informata objektive për punën e të gjitha subjekteve të reviduara. Në raportet e revizionit, krahas gjendjeve të konstatuara te subjektet lëndë të revizionit, sugjerojmë edhe dobësit sistematike në fusha të caktuara përmes të cilave jepet kontribut në forcimin e sistemit juridik.
Në bazë të treguesve për punën e Entit Shtetëror të Revizionit, me revizionet në vitin 2020 është rritur përfshirja e shpenzimeve të reviduara në lidhje me mjetet e përgjithshme buxhetore, gjithashtu është përmirësuar ndjeshëm edhe zbatimi i rekomandimeve të dhëna të revizionit që tregon faktin se kontributi i ESHR-së në forcimin e institucioneve është gjithnjë e më i rëndësishëm në shoqërinë tonë.
Me këtë rast kryerevizori shtetëror theksoi se Enti Shtetëror i Revizionit në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me përpjekjet për të siguruar pavarësinë kushtetuese dhe të plotë financiare dhe operacionale dhe do të vazhdojë procesin e ruajtjes së besimit, njohjes së punës së ESHR-së dhe mbrojtjes së mjeteve të tatim paguesve.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e 54-të të RMV-së, shqyrtoi dhe miratoi Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e Entit Shtetëror të Revizion për vitin 2020 dhe më pas miratoi Konkluzione të cilat së bashku me Raportin e Komisionit për Financa dhe Buxheti i dorëzoi te Qeveria e RMV-së, te Ministria e Financave dhe te Enti Shtetëror i Revizionit.
- Link nga fjalimi i KSH në Kuvendin e RMV - https://www.youtube.com/watch?v=UU9yIR3-nx0&t=5s
- Prezantimi i Raporti Vjetor 2020
- Konkluzionet nga Kuvendi i RMV-së