
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) është Institucion Suprem i Pavarur i Revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili më shumë se 20 vite i informon institucionet kompetente dhe publikun në mënyrë transparente, me kohë dhe objektive për gjetjet e revizorëve nga revizionet e zbatuara.
Enti Shtetëror i Revizionit në vazhdimësi ndërmerr aktivitete për intensifikimin e aktiviteteve për rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies në punën e tij. Informimi objektiv, profesional dhe në kohë i të gjithë palëve të jashtëm të interesuar (mediumet, gazetarë hulumtues, organizata qytetare dhe publiku i gjerë) për rezultatet e aritura nga kryerja e revizionit shtetëror edhe më tejë mbetet një nga angazhimet kryesore strategjike të institucionit tonë.
Duke u nisur nga përcaktimet strategjike të definuara në "Strategjinë e Komunikimit të Entit Shtetërore të Revizionit 2020 - 2023", synimi i Entit Shtetëror të Revizionit është të nxisë komunikimin në të cilin mediumet, qytetarët dhe organizatat qytetare do të jenë aleatë në realizimin e qëllimeve për rritjen e përgjegjësisë të shfrytëzuesve buxhetorë për mënyrën e shfrytëzimit të fondeve publike.
Për këtë qëllim, me knaqësi ju njoftojmë se Enti Shtetëror i Revizionit si aktivitet i planifikuar në procesin e zbatimit të Strategjisë së Komunikimit të ESHR-së, sot promovon faqen zyrtare të Entit Shtetëror të Revizionit në Facebook.
Në faqen e Facebookit të Entit Shtetëror të Revizionit, qytetarët dhe të gjithë palët e interesuara do të kenë mundësi të informohen për të gjitha aktivitetet dhe rezultatet e kryerjes së revizionit shtetëror, ndërsa e njëjta do të jetë hapësirë për diskutime dhe shkëmbim mendimesh kreative dhe konstruktive.
Lidhja me faqen zyrtare të Entit Shtetëror të Revizionit në Facebook:
Државен завод за ревизија/Enti Shtetëror i Revizionit/State Audit Office - Home | Facebook