![Државните ревизори на обука за меѓународни сметководствени стандарди во јавниот сектор](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-10/naslovna_viber_image_2021-10-25_12-34-37-137.jpg?itok=Y0jBO8vT)
Në organizim të Qendrës për Përsosmëri në Financa - CEF - Slloveni, në periudhën nga 19 deri më 21 tetor 2021, në Ohër, u mbajt Trajnim për standardet ndërkombëtare të kontabilitetit në sektorin publik (IPSAS), i cili është pjesë e trajnimeve të projektit për certifikimin e kontabilistëve në sektorit publik që zbatohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qendra për Përsosmëri në Financa - CEF dhe Enti Shtetëror i Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ESHR) e përforcojnë partneritetin dhe mbështesin zhvillimin e kapaciteteve të revizorëve shtetëror, ndërsa si rezultat i këtyre aktiviteteve kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, bashkë me 16 revizorë shtetërorë të Entit Shtetëror të Revizionit morën pjesë në trajnimin për standardet ndërkombëtare të kontabilitetit në sektorin publik IPSAS.
Gjatë trajnimit, revizorët e autorizuar shtetëror dhe revizorët shtetëror patën mundësinë të njihen me standardet e veçuara IPSAS për përgatitjen e raporteve financiare (IPSAS 1, 2 dhe 18), mjetet e përhershme (IPSAS 16, 17 dhe 31), stoqet (SNKSP). 12), dhe standardet tjera IPSAS (IPSAS 3, 19, 23), si dhe sfidat dhe mundësitë e zbatimit të IPSAS nga vendet e rajonit të Italisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për të marrë më shumë informacione për kontabilitet dhe raportime financiare nga këndvështrimi i revizionit shtetëror.
Enti Shtetëror i Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ESHR), së bashku me Qendrën për Përsosmëri në Financa - CEF, vazhdojnë bashkëpunimin edhe në projektin e ri që ka të bëj për përmirësimin e menaxhimit me mjetet publike, dhe i cili u paralajmërua gjatë trajnimit.
Linqet deri tek publikimet
https://www.facebook.com/centerofexcellenceinfinance/posts/4672518219460166