![Потпишување на Меморандум за соработка и Протокол за размена на податоци](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-09/naslovna_DSC_1548.jpg?itok=ra3TaxdD)
Më 22 shtator 2021, Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Shtëpia e kliringut KIBS nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim të Përbashkët dhe Protokoll për Shkëmbim të të Dhënave.
Memorandumi u nënshkrua me qëllim zbatimin e dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Ligjit për Revizion Shtetëror, për të siguruar të dhënat e nevojshme nga Regjistri i Vetëm i Llogarive të Transaksioneve (ERTS) për nevojat e mbikëqyrjes së kryer mbi transaksionet në fushatën zgjedhore. Me këtë aktivitet krijohen kushtet për realizimin e kompetencave, të drejtave dhe detyrimeve të KSHPK-së dhe ESHR-së në kryerjen e mbikëqyrjes dhe revizionit të fushatës zgjedhore.
Protokolli i nënshkruar siguron kushte për shkëmbimin e të dhënave me të cilën rregullohet përfshirja e të dhënave, afatet e dorëzimit, lidhjet për shkëmbimin e të dhënave dhe teknikave tjera dhe karakteristikave teknologjike e shkëmbimeve të sigurta të të dhënave.