![Работна средба со вицепремиерот за борба против корупција](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-09/1_naslovna_viber_image_2021-09-21_22-04-03-839.jpg?itok=5jrxh9k7)
Në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, zhvilluan një takim pune me Zëvendëskryeministrin për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Burimet Njerëzore Ljupço Nikollovski.
Në takim u theksua rëndësia dhe roli i Entit Shtetëror të Revizionit si institucion suprem i revizionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Kryerevizori shtetëror dhe Zëvendëskryeministri për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit gjithashtu diskutuan zbatimin e masave të Planit Kundër Korrupsionit, si dhe nevojën për aktivizimin e Komitetit të Revizionit në Qeverinë e RMV-së.
Në këtë kontekst, kryerevizori shtetëror theksoi se shpenzimet e bëra vetëm nga buxheti i shtetit nuk duhet të revidohen gjithmonë, nga arsya se edhe të ardhurat janë po aq të rëndësishme. Pikërishtë me qasje të tillë, Enti Shtetëror i Revizionit me punën e saj kontribuoi në hyrjen e 10 milionë eurove në buxhetin e shtetit vitin e kaluar. Në atë mënyrë, puna jonë ka vlerë të shtuar për buxhetin e shtetit dhe për qytetarët
Zëvendëskryeministri Nikolovski vuri në dukje se gjetjet e raporteve të revizionit në të cilat vërehet funksionim i paligjshëm i institucioneve janë shenjë e mirë për institucionet kompetente për veprime të mëtejshme dhe se secili raport i revizionit rishikohet në hollësi edhe në seancat e qeverisë.