![Регионалната директорка на UN Women во посета на ДЗР](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-09/naslovna_DSC_1458.jpg?itok=Xb0Irv-j)
Më 16.09.2021 në ambientet e Entit Shtetëror të Revizionit, në vizit të Kryerevizori shtetëror ishte Alia El-Yasir, Drejtoresh rajonale e UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe Ivona Paunovic Bisevac, koordinatore kombëtare e programit buxhetor të përgjegjshëm gjinor të UN Women në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e vendosur midis ESHR-së dhe UN Women në kuadër të projektit "Promovimi i politikave dhe buxheteve me përgjegjësi gjinore: drejt qeverisjes transparente, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut", e mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - Sida.
Qëllimi i bashkëpunimit është të forcohen kapacitetet e revizorëve shtetëror pët kyçjen e perspektivës gjinore në revizionet, si dhe të theksoet roli i rëndësishëm të cilën ESHR e ka në drejtim të përmirësimit të llogaridhënies të institucioneve shtetërore gjatë planifikimit dhe menaxhimit me financat publike me qëllim avancimin e barazisë gjinore.
Nga ana e kryerevizorit shtetëror u prezantua puna e ESHR-së në këtë temë, si dhe progresi me revizionin e suksesit e cila është në vazhdimësi, dhe ka të bëjë me masat efektive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për barazinë gjinore dhe nismën buxhetore të gjinisë përkatëse.
Alia El-Yasir theksoj se ESHR është institucion partner i përkushtuar dhe përpjekjet për përmirësimin e udhëheqjes së drejtë në fushën e menaxhimit të barazisë gjinore, transparencës dhe llogaridhënies me financat publike është qëllim i përbashkët dhe do të ndihmon në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
Gjatë takimit u diskutua edhe për aktivitetet e ardhshme që do të jenë në drejtim të plotësimit të Memorandumit për Bashkëpunim e cila u nënshkrua kohë më parë dhe paraqet kornizë për bashkëpunim e cila do të japë drejtim dhe hapësirë të hapur për aktivitete që do të kontribuojnë që ESHR-ja ti forcon kapacitetet e veta në fushën e barazisë gjinore, buxhetim të përgjegjshëm gjinorë dhe të revizioneve gjinore.