![Втор состанок на Управниот комитет на твининг проектот](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-07/1_naslovna_DSC_1252.jpg?itok=3pXYQTls)
Më 09.07.2021, në kuadër të tvining projektit në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit u mbajt takimi i dytë i Komitetit Drejtues. Në takim prezent ishin Paulina Stanoeva, menaxhere e programit dhe përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Evropian, udhëheqësit e projekteve të tre institucioneve supreme të revizionit Tanja Janevska, Martina Jurevic, Vjara Angelova, si dhe udhëheqësit individualë të komponentëve.
Gjatë takimit u prezantua dhe diskutua Raporti i Dytë Tremujor për aktivitetet e realizuara deri më tani, si dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen për periudhën korrik - dhjetor 2021, të përfshira në 2nd Work Rolling Plan. Përfaqësuesi i degacionit të BE-së në RMV shprehu falënderim për mundin e dhënë të gjithë pjesëmarrësve në tvining projektin, si dhe për aktivitetin dhe organizimin e realizuar mirë, ngjarjen publike, për prezantimin dhe promovimin e projektit të mbajtur më 08.07.2021 në hapësirat e BE-së.