![Годишен извештај за работата на ДЗР за 2020 година](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-06/naslovna_slika.jpg?itok=FYX9iXRU)
Në vitin 2020, ESHR ka kryer gjithsej 58 revizione në të cilat janë përfshirë 481 subjekte të reviduara. Si rezultat i revizioneve të kryera, janë botuar gjithsej 82 raporte përfundimtare të revizionit, si më poshtë: 65 raporte të revizioneve të rregullshmërisë, 7 raporte të revizioneve të pajtueshmërisë, 7 raporte të revizoneve të suksesit, 1 raport të revizionit të IT-së dhe 2 raporte të follow up revizioneve.
Raporti vjetor për vitin 2020 përmban 1014 gjetje të identifikuara dhe gjithsej 604 rekomandime. Gjatë revizioneve, u konstatuan dobësi në funksionimin e subjekteve të reviduara, si dhe në legjislacionin për të cilin ESHR-ja ka dhënë mendim dhe rekomandim për përmirësimin e gjendjes.
Me revizionet e kryera në vitin 2020 janë përfshire gjithsej 347.295 (në miliona denarë) të hyra publike dhe 184.432 (në miliona denarë) shpenzime publike. Në vitin 2020, treguesit për zbatimin e rekomandimeve të revizioneve janë përmirësuar ndjeshëm, gjë që tregon se kontributi i ESHR-së në drejtim të forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë gjatë shpenzimeve publike po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Përmbajtja e plotë e Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe punën e ESHR-së për vitin 2020 (versioni maqedonisht / shqip / anglisht) mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm: