![Главниот државен ревизор м-р Максим Ацевски со амбасадорот на нејзиното височество Рејчел Галовеј](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-06/NASLOVNA_DSC_1135.jpg?itok=cjS9WKzU)
Enti Shtetëror i Revizionit, Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Britanisë, vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të suksesshëm në zbatimin e projektit “Mbështetje për Zbatimin e Strategjisë së Komunikimit të Entit Shtetëror të Revizionit”.
Aktivitetet e projektit janë planifikuar të zbatohen deri më 31 Mars 2022, periudhë në të cilën zbatimi i Strategjisë së Komunikimit të ESHR-së (2020 - 2023) do të përqendrohet në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të ESHR-së me institucionet relevante dhe organizatat e shoqërisë civile.
Përveç përcaktimit të mjeteve të komunikimit për komunikim me institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, ESHR do të vazhdojë me aktivitetet për informimin e mediave, gazetarëve hulumtues dhe publikut të gjerë në lidhje me punën e ESHR-së, të vendosura në dy fazat e mëparshme të projektit.
Nënshkrimit të memorandumit i parapriu punëtori kushtuar definimit të aktiviteteve për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit midis Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të RMV-së, në të cilën ishin të ftuar dhe morën pjesë përfaqësues nga Komisioni për Çështjet Ekonomike, Institutit Parlamentar dhe Zyra e Buxhetit Parlamentar.