Слика
![Потпишување на Меморандумот за соработка помеѓу ДЗР и УЈИЕ](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-06/1_NASLOVNA_DSC_1062.jpg?itok=TPMaXROi)
Në ceremoninë në ambientet e ESHR-së, kryerevizori shetetëror mr. Maksim Acevski dhe rektori i UEJL akademik prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim.
Me 23.06.2021, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Universiteti Evropës Juglindore, nënshkruan Memorandum për Bahkëpunim.
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), duke nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, ranë dakord të bashkëpunojnë duke inkurajuar dhe afirmuar fusha me interes të përbashkët, duke ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet e ndërsjella, si dhe duke siguruar disponueshmërinë e shkëmbimi profesional të përvojave.
Në këtë drejtim, disa nga qëllimet e përbashkëta të rëna dakord janë:
- Përgatitja dhe botimi i publikimeve, artikujve, doracakëve dhe komenteve nga fusha e revizionit, përgatitje të punimeve shkencore;;
- Organizimi i forumeve, seminareve dhe punëtorive;
- Zhvillimi i programeve të studimit dhe moduleve të trajnimit për vetëqeverisjen lokale;
- Zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore;
- Bashkëpunim për të lidhur dhe përafruar teorinë me praktikën për nevojat e studentëve.