Слика

Më 03.06.2021, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit Shën. Kirili dhe Metodi në Shkup, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.
Enti Shtetëror i Revizionit dhe Fakulteti Ekonomik, duke nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, u dakorduan të bashkëpunojnë përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe iniciativave me interes të ndërsjellë për arsimin dhe përmirësimin e njohurive dhe ekspertizës.
Në këtë drejtim, disa nga qëllimet e përbashkëta të rëna dakord janë:
- Organizimi i forumeve, seminareve dhe punëtorive;
- Përgatitja dhe botimi i publikimeve, artikujve, manualeve dhe komenteve në fushën e revizionit;
- Bashkëpunim për të lidhur dhe përafruar teorinë me praktikën për nevojat e studentëve.